Page 49 - Demo
P. 49


                                    Sipërfaqja e brendshme e rrugëve ku kalon ajri, është e pajisur me qeliza epiteliale, të cilat kanë qerpikë, si dhe me qeliza që prodhojnë mukus. Kokrrizat e pluhurit ose bakteret e ndryshme mbeten në mukus dhe më pas, me ndihmën e qerpikëve, nxirren jashtë për të kaluar në fyt, ezofag e pastaj në lukth, ku shkatërrohen. Nikotina e duhanit i paralizon qerpikët dhe nxit prodhimin e mukusit, i cili zvogëlon diametrin e rrugëve të ajrit dhe pengon lëvizjen e lirshme të tij.Gjatë kalimit në rrugët e frymëmarrjes, ajri jo vetëm që ngrohet, por edhe pasurohet me avuj uji. Në këtë mënyrë, ai fiton lagështirën e duhur. Po kështu, në gurmaz (laring) ndodhen disa struktura që quhen korda zanore. Në ndikimin e rrymës së ajrit, ato dridhen dhe prodhojnë tinguj të ndryshëm. Artikulimi i tyre krijon mundësinë e të folurit.Oksigjeni i thithur përmes frymëmarrjes përfundon në gjak, ndërsa dioksidi i karbonit i prodhuar nga qelizat, del nga gjaku jashtë trupit, përmes frymënxjerrjes. Kjo lëvizje e gazeve quhet shkëmbim i gazeve, i cili kryhet në alveolat e mushkërive. Alveolat kanë mure të holla e të lagështa dhe përshkohen nga shumë kapilarë të hollë gjaku. Sipërfaqja ku kryhet shkëmbimi i gazeve është mjaft e madhe, sepse mushkëritë përmbajnë miliona alveola.Përqindja e dioksidit të karbonit në atmosferë është më e ulët, në raport me CO2 që rrjedh në gjak drejt kapilarëve të mushkërive. Kështu, dioksidi i karbonit kalon nga kapilari i gjakut në alveolë, ndërsa oksigjeni bën të kundërtën.Gjatë thithjes së ajrit diafragma ulet, ndërkohë që muskujt ndërbrinjorë tkurren dhe shtyjnë lart dhe jashtë brinjët. Vëllimi i kafazit të kraharorit rritet dhe mushkëritë zgjerohen duke marrë ajër nga jashtë.Ajrimi i mushkëriveQelizat me qerpikë dhe qelizat me mukusqeliza me mukusqeliza me qerpikëShkëmbimi i gazeve në alveola (hojëza)alveolaoksigjen dioksid karbonimuri i alveolësajërkapilardalja e dioksidit të karbonitfutja e oksigjenitqelizat e kuqe të gjakut1.2147
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53