Page 50 - Demo
P. 50
1. Cilat janë gazet që shkëmbehen në hojëza?2. Çfarë roli ka veshja me qime (me qerpikë) e rrugëve të frymëmarrjes?3. Çfarë kuptoni me ajrim të mushkërive?4. Përshkruani rrugëtimin e një molekule oksigjeni nga çasti kur thithet nëpërmjet hundës, deri në momentin që mbërrin në gjak.Pyetje dhe detyraGjatë nxjerrjes së ajrit, diafragma dhe muskujt ndërbrinjorë lëshohen, brinjët i afrohen njëra-tjetrës dhe diafragma ngrihet sërish. Vëllimi i kafazit të kraharorit zvogëlohet dhe ajri del në mënyrë pasive nga mushkëritë.Nga i gjithë ajri që gjendet në mushkëri, vetëm një pjesë shkëmbehet me jashtë gjatë ajrimit (gjatë frymëthithjes dhe frymënxjerrjes së ajrit). Edhe me një frymëmarrje të sforcuar nuk arrijmë t’i zbrazim mushkëritë krejtësisht, pasi mbetet gjithnjë një sasi ajri që nevojitet për të shmangur bllokimin e mureve të holla të hojëzave.Ajrimi i mushkërive ajri ajrivëllimi i ajrit vëllimi i ajritmuskujt ndërbrijorëmuskujt ndërbrijorëdiafragma diafragmaAjër i thithur Ajër i nxjerrë Ndryshimet që ndodhinOksigjen 21% 16% Oksigjeni përthithet përmes sipërfaqes së shkëmbimit të gazeve dhe më pas përdoret nga qelizat për frymëmarrje. Dioksid karboni 0,04% 4% Dioksidi i karbonit formohet brenda qelizave të frymëmarrjes dhe përhapet përmes sipërfaqes së shkëmbimit të gazeve.Argon dhe gaze të tjera të të njëjtit grup1% 1%Përmbajtja në ujë (lagështia)e ndryshme gjithmonë e lartëSipërfaqet e shkëmbimit të gazeve përbëhen nga qeliza të gjalla, ndaj kanë nevojë për lagështi; një pjesë e kësaj lagështie avullon në ajër.Temperatura e ndryshme gjithmonë e ngrohtëAjri ngrohet teksa kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes.48

