Page 51 - Demo
P. 51
Frymëmarrja është karakteristikë e qelizave të çdo organizmi. Ajo përbën një proces, gjatë të cilit qelizat marrin energjinë nga ushqimi i tyre. Në mësimet e mëparshme u njohëm me frymëshkëmbimin në sistemin e frymëmarrjes. Tani do të shohim se si ndodh frymëmarrja në çdo qelizë.Qelizat përdorin si burim energjie glukozën që marrim nga ushqimet. Për djegien (zbërthimin) e glukozës, ato përdorin oksigjenin, duke çliruar energji, që i nevojitet qelizës dhe organizmit në tërësi për çdo punë që kryen. Dioksidi i karbonit dhe uji formohen si mbetje. Frymëmarrja gjatë së cilës, lënda ushqyese (glukoza) digjet me oksigjenin, quhet frymëmarrje aerobe. Reaksioni që ndodh në qelizë paraqitet si më poshtë:glukozë + oksigjen · dioksid karboni + ujë + energjiQë ky reaksion të ndodhë, duhet që glukoza dhe oksigjeni të arrijnë në çdo qelizë të trupit.Oksigjeni hyn në gjak nëpërmjet ajrit të thithur nga mushkëritë. Ai arrin te qelizat nëpërmjet kapilarëve të gjakut. Glukoza hyn në gjak nga zorra e hollë. Kalimin e saj te qelizat e bëjnë kapilarët e gjakut. Reaksioni i prodhimit të energjisë te qelizat ndodh në mitokondri. Kjo energji përdoret për të gjitha proceset që kryen trupi, si në gjendje qetësie, ashtu edhe gjatë një aktiviteti fizik. Dioksidi i karbonit që krijohet gjatë frymëmarrjes aerobe, është një mbetje që duhet të largohet nga trupi. Këtë e bëjnë të mundur kapilarët e gjakut, duke e marrë këtë gaz nga çdo qelizë. Më pas, dioksidi i karbonit shkon në mushkëri dhe nxirret nga trupi bashkë me ajrin e hojëzave. Ndërkohë, uji qëndron në qelizë, sepse është i dobishëm për të.Disa nga proceset kryesore që ndodhin në organizëm duke përdorur energjinë e siguruar prej tij, janë: rritja, lëvizja, transporti.– Rritja është një proces thelbësor, pasi nëpërmjet tij prodhohen qeliza të reja, duke bërë të mundur kështu rritjen e përmasave të organizmit (nga foshnjë, në fëmijë, më pas në të rritur).– Lëvizja përbën një proces që është i lidhur në mënyrë specifike me lëvizjen e muskujve, e cila kërkon energji. Përmendim këtu lëvizjen e muskujve që veshin skeletin (lëvizje e vullnetshme), lëvizjen e muskujve të organeve të brendshme, të cilët bëjnë lëvizje të pavullnetshme, si dhe atë të muskujve të zemrës. Për realizimin e saj nevojitet një sasi e caktuar energjie. Qelizave u nevojitet energji Frymëmarrja qelizoreAlveola dhe kapilarë gjakuStruktura e mitokondrisëShkëmbimi i gazeve O2 dhe CO2alveolaajërrruaza e kuqe e gjakutkapilar gjaku1.2249

