Page 52 - Demo
P. 52
për të futur brenda tyre ose për të nxjerrë jashtë lëndë të ndryshme kimike. I gjithë ky proces quhet transport.Problemet me rrugët e frymëmarrjesProcesi i frymëmarrjes si në qelizë, ashtu edhe në aparatin e frymëshkëmbimit, ka rëndësi jetike për organizmin. Pamë që oksigjeni është shumë i rëndësishëm për qelizën, po kështu edhe largimi i dioksidit të karbonit, sepse është gaz helmues. Për këtë arsye, i gjithë ajri duhet të lëvizë nga brenda jashtë, por, ndonjëherë, rrugët e frymëmarrjes bëhen të ngushta ose bllokohen, çka sjell vështirësi të mëdha në marrjen e ajrit ose në nxjerrjen e tij. Disa nga problemet që hasen më shpesh me rrugët e frymëmarrjes janë: astma, bronkiti dhe pneumonia.Zakonisht, si rezultat i virozave të ndryshme (të patrajtuara), i jetesës në banesa me lagështi e myk apo për shkak të alergjive të ndryshme, ndodh që rrugët e frymëmarrjes të mahisen, duke shkaktuar kështu ngushtimin e gypave të bronkeve dhe të bronkiolave. Kjo gjendje mund të shkaktojë sëmundjen e astmës. Për të trajtuar astmën përdoren barna të ndryshme, të cilat pacientët i marrin nëpërmjet pompave të posaçme. Nëse astma nuk trajtohet, mund të jetë fatale për jetën e njeriut.Problem tjetër me rrugët e frymëmarrjes janë infeksionet e ndryshme, si bronkiti dhe pneumonia. Në rrugët e frymëmarrjes prodhohet mukus (sekrecion) i trashë ngjitës, që mbush dhe bllokon gypat e bronkeve ose bronkiolave. Kjo e bën shumë të vështirë thithjen dhe nxjerrjen e ajrit nga mushkëritë dhe shkakton kollë të fortë. Në qoftë se pneumonia nuk trajtohet me mjekimin e duhur, pasojat e pacientit do të ishin shumë të rënda, deri dhe vdekjeprurëse.Ndodh që një grimcë ushqimi thithet dhe kalon në rrugët e frymëmarrjes. Ajo mund të nxirret jashtë duke u kollitur ose me goditje të lehtë në kurriz. Nëse nuk arrijmë ta nxjerrim në kohë, grimca e ushqimit mund të shkaktojë marrje fryme dhe bllokim të plotë të rrugëve të frymëmarrjes.1. Përmendni dy lëndë që përdoren për frymëmarrjen qelizore dhe dy lëndë që prodhohen gjatë këtij procesi.2. Pse energjia që prodhohet në mitokondri është e domosdoshme?3. Ku qëndron dallimi midis astmës dhe pneumonisë, si sëmundje të sistemit të frymëshkëmbimit?4. Paraqitni nëpërmjet një posteri mënyrën se si ndodh shkëmbimi i gazeve oksigjen dhe dioksid karboni te hojëzat (alveolat) dhe në qelizë.Pyetje dhe detyraPneumoniaSi shkaktohet astmatrakeabronkeinfektim në pjesën e poshtme të mushkërisëAlveolë normalemuskuj të lëshuar muskuj të tkurrur alveola mukusAlveolë astmatike50

