Page 53 - Demo
P. 53
Duhani dhe ndikimi i tij në sistemin e frymëmarrjesMiliona njerëz në botë janë konsumatorë të rregullt të duhanit. Dëmet që shkakton ai në organizëm janë të shumta, nganjëherë edhe me pasoja të rënda për jetën. Gjatë djegies së tij çlirohen 4 mijë lëndë, ndër të cilat më të rrezikshme për shëndetin janë: nikotina, monoksidi i karbonit, katrani, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Nikotina gjendet në tymin e duhanit dhe shkakton varësi, d.m.th., pasi fillon të pish duhan, është e vështirë të heqësh dorë prej tij. Ajo mbërrin në gjak përmes mushkërive dhe shpërhapet shpejt në të gjithë trupin. Kjo lëndë ushtron ndikim negativ në aparatin e qarkullimit të gjakut, duke shkaktuar rritjen e ritmit kardiak dhe të tensionit, si dhe zvogëlimin e sasisë së gjakut që shkon në periferi të trupit (gjymtyrë).Oksidi i karbonit është një tjetër lëndë që çlirohet nga tymi i duhanit dhe krijon një lidhje të qëndrueshme me hemoglobinën e gjakut, duke penguar lidhjen normale me oksigjenin. Te një duhanpirës, 14% e hemoglobinës në gjak është e lidhur me oksidin e karbonit në vend të oksigjenit.Gjatë djegies së duhanit çlirohen lëndë acaruese, të cilat janë në vetvete përbërje kimike, që acarojnë aparatin e frymëmarrjes dhe janë përgjegjëse për shfaqjen e bronkitit kronik.Katrani është lëndë e zezë, e trashë dhe ngjitëse. Ai përbëhet nga shumë lëndë të ndryshme kimike, të cilat vendosen drejt e në hojëzat (alveolat) delikate të mushkërive. Gjatë kohës që katrani vendoset në hojëza, këto dëmtohen dhe indet e tyre trashen gjithmonë e më shumë, duke vështirësuar apo penguar shkëmbimin e gazeve. Katrani është lëndë kancerogjene, sidomos për qelizat e mushkërive. Sipas studimeve, 90% e të sëmurëve me kancer të mushkërive janë duhanpirës.Nëse do të bënim një listë me dëmet që shkakton duhani në organizëm, ajo do të ishte tepër e gjatë, ndaj le të përqendrohemi mbi ato më kryesoret. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkërive. Kjo u vu re sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, periudhë gjatë së cilës shkalla e vdekshmërisë prej kancerit të mushkërive arriti kulmin e saj, veçanërisht te meshkujt. Te femrat, kanceri i mushkërive nuk ka qenë faktor parësor i vdekshmërisë, por me kalimin e kohës (çdo 10 vjet), ky rrezik është shtuar, për shkak të rritjes së numrit të femrave duhanpirëse.A e dini se...Nëse të gjitha hojëzat e të dyja mushkërive do të shtriheshin, ato do të mbulonin një fushë tenisi.Mushkëritë e fetusit të njeriut nuk funksionojnë deri në çastin e lindjes. Kordoni ombelikal i fetusit përmban enë gjaku, të cilat komunikojnë me placentën. Ai përmban kapilarë gjaku të nënës dhe të fetusit. Oksigjeni i kapilarëve të enëve të gjakut të nënës kalon në kapilarët e fetusit, ndërsa dioksidi i karbonit, nga kapilarët e fetusit kalon në kapilarët e nënës. Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më aktiv gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Muskuli i tij tkurret 1000 herë në orë, rreth 264 mijë herë gjatë ditës dhe 670 milionë herë për një njeri me jetë mesatare 70 vjet.Shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpërmjet kordave zanore gjatë teshtitjes është 390 km/orë.1.2351

