Page 54 - Demo
P. 54


                                    Disa të dhëna për tymin e duhanit• Një sasi prej vetëm 40-60 mg nikotinë shkakton dëme të rënda në organizmin e duhanpirësit, deri dhe vdekjen e tij. Nga pirja e një pakete cigaresh në ditë merren 180 mg nikotinë. Në këtë rast, sasia nuk mund të quhet vdekjeprurëse, për shkak se merret gradualisht gjatë 24 orëve dhe mund të tretet ose mund të zbërthehet nga mëlçia (pa harruar dëmet serioze që i shkaktojnë asaj).• Gjatë 20 vjetëve, në rrugët e frymëmarrjes të një duhanpirësi, i cili konsumon 20 cigare në ditë, grumbullohen rreth 3 kg katran.• Sot në botë, numri i vdekjeve për shkak të duhanpirjes ka arritur në 50 milionë njerëz në vit.Probleme të tjera që lidhen me duhanpirjenTë duhanpirësit, kanceri i gojës dhe i fytit haset më shpesh. Megjithatë, kjo sëmundje nuk është problemi i vetëm që prek këta individë. Mushkëritë e tyre bëhen më të holla e më të dobëta, duke dëmtuar kështu hojëzat, të cilat formojnë qese të mëdha që mbushen me lëng. Për pasojë, shkëmbimi normal i gazeve vështirësohet jashtëzakonisht. Në këtë rast shkaktohet ajo që quhet emfizema. Kjo bën që te duhanpirësit, kollitja, gulçimi dhe prodhimi i shumë sekrecioneve (gëlbazës) janë simptoma të zakonshme. Gjithashtu, probabiliteti që kjo kategori të pësojë goditje në zemër është më i madh, krahasuar me personat e tjerë. Mushkëritë e një personi të rritur dhe të shëndetshëm janë ngjyrë rozë. Lëvizja e qimeve (qerpikëve) në aparatin e frymëmarrjes për të nxjerrë jashtë papastërtitë dhe mukusin nga gypat e tij, i mban mushkëritë të pastra. Pirja e duhanit i paralizon qerpikët (ciliet), për pasojë ato nuk funksionojnë si më parë. Si rezultat, katrani, papastërtitë e tjera, bakteret dhe mukusi shkojnë drejt mushkërisë. Në këtë rast, mushkëritë e duhanpirësit mund të pastrohen disi vetëm nëpërmjet një kollitjeje të sforcuar. Edhe personat që nuk janë duhanpirës, por qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan, mund të dëmtohen nga frymëthithja e tymit të duhanit që pinë të tjerët. Por, nëse ata nuk qëndrojnë gjatë në vende të tilla, mund t’i shmangin shumë lehtë këto dëme për shëndetin. Kjo gjë vlen edhe për personat që vendosin me vullnetin e tyre të lënë duhanin. Në këtë mënyrë, mushkëritë e tyre do të “riparohen” ngadalë, derisa efektet negative të duhanit të zhduken përfundimisht.1. Përmendni tri lëndë që prodhohen nga djegia e cigares.2. Renditni emrat e tri sëmundjeve që shkaktohen nga duhanpirja.3. Përgatitni një poster (vetëm ose në grup) për t’iu shpjeguar të tjerëve pse pirja e duhanit është e dëmshme, si për shëndetin e duhanpirësit, ashtu edhe për personat e tjerë përreth tij.4. Si mendoni, a ka ndonjë rrugëzgjidhje afatgjatë për të parandaluar dëmet që shkakton duhani? Argumentoni përgjigjen.Pyetje dhe detyraNdikimi i duhanit në mushkëri52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58