Page 55 - Demo
P. 55


                                    Si të gjithë organizmat e tjerë që jetojnë në tokë, edhe njeriu ballafaqohet me problemet e sigurimit dhe ruajtjes së ujit, si dhe me largimin e kripërave të tepërta dhe të mbetjeve. Për zgjidhjen e këtyre problemeve na vjen në ndihmë sistemi ynë i tajitjes (ekskretimit), i cili kryen dy detyra kryesore: largon mbetjet e panevojshme përmes prodhimit të urinës dhe rregullon përmbajtjen e ujit në organizëm. Ekskretim (tajitje) quhet procesi i eliminimit të produkteve të panevojshme nga organizmi. Ai realizohet në mënyra të ndryshme dhe me pjesëmarrjen e disa organeve. Sa herë që ne frymënxjerrim, mushkëritë tona tajitin (ekskretojnë) jashtë dioksidin e karbonit dhe një pjesë të avujve të ujit. Uji i tepërt ekskretohet në formën e djersës, me anë të lëkurës, dhe në formën e urinës, nëpërmjet veshkave. Në mëlçinë tonë, amoniaku shndërrohet në një përbërje azoti më pak toksike, siç është ureja. Ureja transportohet përmes rrymës së gjakut në veshkë dhe që aty largohet nga gjaku. Gjithsesi, rregullatori më i rëndësishëm i ekuilibrit midis ujit dhe lëndëve të tjera është sistemi urinar, me veshkën si organ kryesor.Veshkat pastrojnë gjakunVeshkat janë organe shumë të rëndësishme, për shkak të rolit të tyre në rregullimin e sasisë së ujit dhe të kripërave në plazmën e gjakut. Veshkat janë një çift organesh në formën e fasules, me ngjyrë kafe në të kuqërremtë e me madhësi 10 cm. Ato ndodhen në pjesën e fundit të shpinës. Çdo veshkë ka madhësinë e një grushti të vogël. Secila veshkë është një organ i ndërlikuar, i përbërë prej afërsisht 1 milion njësish mikroskopike gjakpastruese, të cilat quhen nefrone.Tajitja, sistemi i tajitjes te njeriuSistemi i tajitjes (ekskretimit) Ndërtimi i veshkës veshkagjëndra mbiveshkorefshikëza e urinësvena arterieureteruretragjëndra mbiveshkorearteria veshkorevena veshkorelegeni i veshkësureterkorjapalca1.2453
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59