Page 56 - Demo
P. 56
1. A mund të vizatoni një nefron dhe të emërtoni pjesët ndërtuese të tij?2. Pse është e rëndësishme që gjaku i trupit të kalojë në veshkë?3. A keni dëgjuar për gurët në veshka? Ku mund të formohen ata?4. Argumentoni rëndësinë e organeve të trupit në procesin e tajitjes.Pyetje dhe detyraUrina që formohet në veshka, largohet prej tyre përmes dy gypave të veçantë, që quhen ureterë.Të dy ureterët e çojnë urinën drejt fshikëzës së urinës. Muret e kësaj fshikëze përmbajnë muskuj të lëmuar. Gjatë urinimit, urina largohet nga trupi nëpërmjet një gypi të shkurtër që njihet me emrin uretra. Procesi i urinimit kontrollohet nga një muskul sfinkter, që ndodhet në vendin e bashkimit të uretrës me fshikëzën e urinës.Nëse do të bënim një prerje gjatësore të veshkës, do të dallonim: një pjesë solide, në të cilën formohet urina e përbërë nga korja dhe pjesa palcore, ku dallohen gypat e nefroneve. Secili prej nefroneve është i përbërë nga kapsula e Baumanit, brenda së cilës gjenden shumë kapilarë që formojnë glomerulën. Kapsula vazhdon me një gyp të hollë, i cili përfundon në një gyp të gjerë mbledhës (që quhet legeni i veshkës).Ndërtimi i nefronit A e dini se...Një person prodhon rreth 3 x 1012 litra urinë gjatë jetës së tij. Më shumë gjak rrjedh në veshka sesa në zemër, mëlçi dhe tru. Brenda një ore, nëpër veshka qarkullojnë 56 litra gjak. Megjithëse veshkat peshojnë vetëm sa 0,5% e peshës trupore, ato marrin më shumë gjak arterial sesa organet e tjera të trupit, kështu për shembull, rreth 25% e gjakut të pompuar nga zemra përfundon në veshka.54

