Page 57 - Demo
P. 57
Nefronet janë tuba të vegjël që gjenden në veshkë, të pajisur me kapsula (kapsula e Baumanit) në formën e kupës, të cilat rrethojnë një lëmsh të ngjeshur kapilarësh gjaku (glomerula). Këta kapilarë filtrojnë mbetjet e gjakut, duke mbajtur molekulat e dobishme dhe duke prodhuar urinën. Nefroni është njësia bazë funksionale e veshkës. Aty ndodh procesi i formimit të urinës, i cili kalon nëpër tri faza: filtrimi, ripërthithja dhe sekretimi.Filtrimi fillon në kapsulën në formë kupe, të quajtur kapsula e Baumanit. Brenda çdo kapsule hyn një arteriolë, e cila ndahet në një rrjet shumë të hollë kapilarësh, që njihen me emrin glomerulë. Glomerulat veprojnë si pajisje të vogla filtruese. Kur gjaku hyn në glomerulë, ai ka një trysni të mjaftueshme për të detyruar molekulat e vogla si uji, kripërat, glukoza, aminoacidet dhe ureja, të dalin prej tij dhe të lëvizin drejt kapsulës së Baumanit. Ky lëng quhet filtrat glomerular. Qelizat e gjakut, proteinat dhe molekulat e tjera që janë tepër të mëdha për ta kaluar membranën, mbeten në gjak. Ripërthithja fillon në çastin kur filtrati glomerular kalon nga kapsula e Baumanit në tubthat renalë, të cilët janë tuba të gjatë, të ngushtë, të lidhur me kapsulën e Baumanit. Tubthat renalë palosen në qendër duke formuar një lak. Ndërkohë që filtrati kalon përmes tubthave renalë, ata ekstraktojnë nga filtrati një larmi lëndësh të dobishme për organizmin, si: glukoza, jonet dhe pak ujë. Këto lëngje rifuten në rrjedhën e gjakut përmes kapilarëve që mbështillen rreth tubthit, duke mos lejuar kështu humbjen e tyre përmes urinës. Kur filtrati mbërrin në pjesën e fundit të tubthit renal, lëndë të tilla si: mbetjet metabolike dhe ato toksike, kalojnë nga gjaku nëpër filtra nëpërmjet një procesi që quhet sekretim.Formimi i urinësUji, ureja dhe kripërat e ndryshme që mbeten pas procesit të ripërthithjes dhe sekretimit, formojnë së bashku urinën. Urina që formohet nga tubthat renalë, grumbullohet në një tub më të gjerë, i cili quhet kanali mbledhës (legeni i veshkës). Eliminimi i urinësUreterët janë të ndërtuar nga mure të pajisura me muskulaturë të lëmuar. Tkurrjet e ngadalta dhe ritmike të kësaj muskulature e “detyrojnë” urinën të lëvizë përgjatë ureterëve. Nga ureterët, urina drejtohet drejt fshikëzës, e cila është një qeskë e ngushtë muskulore, ku edhe depozitohet. Fshikëza e urinës ka aftësi të zgjerohet gradualisht gjatë kohës që mbushet me urinë. Ajo mund të mbajë deri në 0,6 litra urinë. Etapat e formimit të urinës 1.2555

