Page 58 - Demo
P. 58


                                    Tkurrjet muskulore të fshikëzës së urinës e shtyjnë me forcë urinën jashtë trupit. Urina del nga fshikëza përmes kanalit të quajtur uretër. Një i rritur i shëndetshëm eliminon 1,5 deri në 2,3 litra urinë në ditë. Eliminimi i urinës nga trupi përmes uretrës quhet urinim. Kur fshikëza mbushet me urinë, receptorët që gjenden në muret e saj ngacmohen dhe dërgojnë sinjale nervore drejt palcës së kurrizit. Palca e kurrizit, si përgjigje, dërgon njëkohësisht sinjale nervor te fshikëza e urinës dhe uretra. Këto sinjale nervore çojnë në tkurrjen e mureve muskulore të fshikëzës dhe hapjen e unazës muskulore që mbyll uretrën. Fshikëza e urinës zbraz përmbajtjen e saj përmes uretrës. Tek adoleshentët dhe të rriturit, truri është i aftë të vendosë mbizotërimin e refleksit më të rëndësishëm në organizëm (në këtë rast refleksi i urinimit). Në pamundësi të realizimit të këtij refleksi (për shembull, kur jemi në udhëtim), truri ynë e shtyn procesin, zbrazjen e fshikëzës së urinës, në një kohë tjetër më të përshtatshme.Ndërtimi i nefronit Etapat e formimit të urinës1. Përkufizoni me fjalët tuaja termat: filtrim, ripërthithje dhe sekretim.2. Përshkruani procesin e grumbullimit dhe të eliminimit të urinës nga trupi.3. Shpjegoni cilat do të ishin pasojat e dëmtimit të veshkës.4. Mjeku e kishte informuar pacientin A se nga analizat e bëra ishte vërejtur se urina e tij kishte një përmbajtje të lartë glukoze (sheqeri). Shpjegoni se përse ky fakt mund të tregojë për një dëmtim të mundshëm të veshkës.Pyetje dhe detyrakapsula e Baumanitglomerulaarteriekthimi i nefronitgypi mbledhësvenë1. Filtrim2. Ripërthithje3. Ekskretim (tajitje)arteriolë arteriolëglomerulakapsula e Baumaniturina56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62