Page 59 - Demo
P. 59
Ndonjëherë, veshkat mund të mos funksionojnë në mënyrën e duhur. Problemet që mund të shfaqen aty janë të ndryshme: nga format e infeksionit, deri në dëmtimin e rëndë të veshkës. Dëmtimi i plotë i veshkës bën që ureja dhe mbetje të tjera të mbeten në gjak dhe, nëse nuk largohen nga trupi, mund të shkaktojnë vdekjen.Trajtimi i zakonshëm i një pacienti me dëmtime të mëdha të veshkës (veshkave), është ai që bëhet në njësinë e dializës disa here në javë. Gjaku i personit që trajtohet me dializë, rrjedh nëpër një aparaturë, e cila quhet makina e dializës. Gjaku pasi kalon në këtë aparaturë, pastrohet dhe kthehet sërish në trup. Brenda saj, gjaku ndahet nga një membranë pjesërisht e përshkueshme. Ky lëng përmban ujë, glukozë, kripëra minerale dhe lëndë të tjera, që janë të pranishme në gjak.Pasi pastrohet nëpërmjet tubave, gjaku kthehet sërish në trupin e pacientit. Sasia e substancave të tjera në gjak mund të rregullohet duke kontrolluar përqendrimin e tyre në lëngun e dializës. Proteinat mbeten po aty, duke qenë se ato janë molekula të mëdha dhe nuk e kalojnë dot membranën e aparatit të dializës.Pacientët që i nënshtrohen dializës, kanë nevojë të trajtohen në njësinë e dializës dy ose tri herë në javë. Trajtimi zgjat disa orë. Shumicës së pacientëve, të cilëve iu shtohet përdorimi i dializës, mund t’iu këshillohet transplanti i veshkës.Problemet e sistemit tëtajitjes dhe parandalimi i tyreMembranë gjysmë e përshkueshmegjaku me mbetje mbetjet kalojnë përmes membranëstubi nga arteria në aparatpompamembrana gjysmë e përshkueshmetretësirë e dializës, që përmban ure dhe kripëratretësirëpër dializë tubi nga aparati te venatretësirë për dializëDializa1.2657

