Page 60 - Demo
P. 60


                                    1. Përmendni disa nga problemet e funksionimit të veshkave?2. Ku qëndron dallimi midis dializës dhe transplantit?3. Çfarë ndodh gjatë procesit të dializës?4. Shpjegoni pse trupi i marrësit, në rastin e transplantit, mund ta “refuzojë” veshkën e transplantuar.Pyetje dhe detyraTrajtimi më i mirë i veshkës është transplantimi i saj, por edhe kjo ndërhyrje nuk është e lehtë për t’u ndjekur, pasi analizat e sistemit imunitar të dhuruesit dhe ato të marrësit duhet të përputhen me njëra-tjetrën, pasi në të kundërt, sistemi imunitar i marrësit do ta konsiderojë veshkën si trup të huaj dhe do ta “sulmojë”. Ky proces quhet refuzim.Veshka që përdoret për transplant, zakonisht i përket një personi të shëndetshëm, i cili mund të ketë humbur jetën nga një ngjarje aksidentale.Si rregull, veshka që do të përdoret për transplant, duhet të hiqet menjëherë nga trupi dhe të mbahet në temperaturë të ulët (brenda parametrave të lejuar), në mënyrë që të mos dëmtohet. Dhuruesi i veshkës mund të jetë edhe një person i gjallë, p.sh., një pjesëtar i familjes ose një i afërm i të sëmurit. Nëse ai nuk ka asnjë të afërm që të dhurojë veshkën për transplantim, kërkohet një individ, antitrupat e të cilit duhet të jenë sa më të ngjashëm me ata të marrësit (personit të sëmurë). Me një veshkë, organizmi i njeriut mund të jetojë gjatë dhe normalisht si gjithë të tjerët.Në ditët e sotme, operacioni i heqjes së veshkës nga dhuruesi dhe transplantimi i saj te marrësi nuk është shumë i vështirë. Pas transplantit, marrësi i nënshtrohet mjekimit të duhur, me qëllim që rruazat e bardha të gjakut të punojnë për të ulur shanset e refuzimit.Transplanti i veshkësarteria veshkoregjëndra mbiveshkorefshikëza e urinësveshka që do të hiqetureteriveshkatvena veshkore58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64