Page 62 - Demo
P. 62
Sistemi nervor i gjallesave shtazore është një ndër sistemet kryesore të komunikimit midis qelizave. Qeliza nervore, ose siç quhet ndryshe neuroni, është njësia bazë anatomike dhe funksionale e sistemit nervor. Neuronet kanë aftësi të transformojnë energjinë e një ngacmuesi në një sinjal elektrokimik (impuls nervor), i cili tejçohet në gjithë gjatësinë e kësaj qelize, duke mbartur një mesazh të caktuar. Kjo veçori e dallon sistemin nervor nga sistemet e tjera të komunikimit të organizmit tonë.Numri i neuroneve të sistemit nervor llogaritet rreth 1011, kurse pjesa tjetër e neuroneve (më shumë se dyfishi i tyre) përbëhet prej qelizave gliale. Këto qeliza vendosen në hapësirën e lirë që ndodhet midis neuroneve. Qelizat gliale luajnë rol mbështetës, mbrojtës dhe ushqimor për qelizat nervore. Neuroni është i përbërë nga trupi i qelizës, ku ndodhet bërthama, si dhe nga degëzimet e shumta që dalin prej trupit të tij. Nga polet e ndryshme të trupit të neuronit dalin dy lloj zgjatimesh: dendritet, të cilat shërbejnë për tejçimin e nxitjes nervore nga periferia drejt trupit të neuronit dhe aksoni, që e tejçon atë nga trupi drejt periferisë. Pjesa fillestare e një aksoni është thjesht zgjatimi i trupit qelizor. Ai është mjaft i gjatë dhe nuk pëson degëzime në gjatësinë e tij, me përjashtim të pjesës fundore (butonit), e cila shpesh pëson degëzime të vogla. Trupi i një neuroni është i gjatë rreth 100 mm, kurse aksoni mund të arrijë gjatësinë mbi një metër. Në qoftë se trupin qelizor do ta zmadhonim rreth 1000 herë, atëherë aksoni do të arrinte një gjatësi të paktën 1 km. Shumica e aksoneve janë të veshura me një mbulesë të përbërë prej një lënde të quajtur mielinë.Këllëfi i mielinës nuk është i vazhdueshëm. Në pjesë të caktuara, ai shkëputet dhe neuroni i ekspozohet mjedisit rrethues. Këto shkëputje përbëjnë ngushtimet e Ranviesë.Aksonet e veshura me mielinë, kanë aftësi që të tejçojnë nxitjen nervore me shpejtësi mjaft të madhe, e cila në disa raste mund të arrijë edhe 120 m/sek, kurse aksonet “e zhveshura” e tejçojnë atë me një shpejtësi që është dhjetë herë më e vogël. Llojet e qelizave nervoreFijet nervore në përbërjen e nervave s’janë gjë tjetër veçse aksone qelizash nervore. Trupat e qelizave nervore bashkohen për të formuar nyjat nervore ose qendrat nervore. Të parat formohen Ndërtimi i neuroneve dhe llojet e tyreNdërtimi i neuronitdentritbërthamëtrupi i neuronitngushtimi i Ranvjesëfundi i aksonitmielinëaksonQelizat glialeneuronqelizë gliale1.2860

