Page 63 - Demo
P. 63
jashtë sistemit nervor qendror dhe të dytat jashtë tyre. Trupat e neuroneve ndodhen gjithmonë në lëndën e përhimët të qendrave nervore, në nyjat nervore, si dhe në disa organe shqisash. Ato nuk ndodhen kurrë në lëndën e bardhë ose në gjatësinë e nervave. Neuronet ndahen në tri grupe të mëdha: neurone lëvizore, të cilat e tejçojnë nxitjen nervore nga palca dhe truri drejt organeve vepruese; neurone ndijore, që e tejçojnë këtë nxitje nga organet e brendshme drejt organeve vepruese; si dhe neurone të ndërmjetme, të cilat mundësojnë kalimin e nxitjes nga një neuron në tjetrin.SinapsaPika ku takohen dy neurone quhet sinapsa. Sinapsa është pika e takimit midis fundit të njërit neuron (pjesa parasinaptike) dhe fillimit të neuronit tjetër (pjesa passinaptike). Zona e takimit midis këtyre dy pjesëve përbën hapësirën sinaptike. Pra, indi nervor konsiderohet si një vazhdimësi neuronesh, të cilat duke u takuar me njëra-tjetrën, formojnë një zinxhir neuronik. Impulsi nervor tejçohet gjithmonë në një drejtim: nga aksoni i një neuroni, në dendritet e neuronit tjetër dhe asnjëherë anasjelltas. Duke qenë se midis dy neuroneve ekziston hapësira sinaptike, impulsi nervor mund të kalojë nga një qelizë nervore në tjetrën. Kur në butonin e mbaresës nervore të një neuroni arrin një impuls nervor, çlirohet një lëndë që quhet neurotransmetues. Kjo lëndë “derdhet” në hapësirën sinaptike dhe arrin të kontaktojë me receptorët specifike të membranës së qelizës tjetër nervore. Neurotransmetuesi zbërthehet nga enzima specifike që gjenden në pjesën passinaptike.. Sot njihen shumë lloje neurotransmetuesish, të cilët ndërmjetësojnë kalimin e nxitjes në pjesë të ndryshme të sistemit nervor.1. Cilat janë pjesët përbërëse të një neuroni?2. Cili është dallimi mes dendriteve dhe aksonit?3. Ku ndryshon një qelizë ndijore nga një qelizë nervore lëvizore?4. Shpjegoni pse e tërheqim dorën kur prekim diçka të nxehtë.Pyetje dhe detyraNeuron i ndërmjetëm Neuron lëvizorNeuron ndijor Lloje të ndryshme të neuroneveStruktura tipike e veprimit të sinapsitneurotrasmetues receptorëaksonvezikulaakson61

