Page 64 - Demo
P. 64
Ndarja e sistemit nervorSistemi nervor përbëhet prej dy përbërësve kryesorë: sistemi nervor qendror (SNQ) dhe sistemi nervor periferik (SNP). Në SNQ përfshihen palca kurrizore dhe truri, kurse në SNP bëjnë pjesë të gjitha nyjat dhe fijet nervore, të cilat përfundojnë në SNQ ose dalin prej andej dhe shkojnë në organet e ndryshme të trupit.Sistemi nervor periferikSNP është i përbërë nga dy rrugë nervore: hyrëse dhe dalëse. Rrugët hyrëse e tejçojnë informacionin nga receptorët drejt SNQ, kurse dalëset e tejçojnë atë nga qendra (SNQ) drejt organeve vepruese si muskujt, gjëndrat etj. Rrugët dalëse janë të ndërlikuara. Ato ndahen në: sistemin nervor somatik dhe në sistemin nervor autonom. Nervat e sistemit nervor somatik marrin informacionin nga SNQ dhe e çojnë në qelizat muskulore skeletore (muskujt e vijëzuar). Neuronet e këtij sistemi quhen motoneurone ose neurone lëvizore.Sistemi nervor autonom iu përcjell impulsin nervor qelizave të muskujve të lëmuar (zorrë, fshikëza e tëmthit, e urinës, etj.), muskujve të zemrës dhe gjëndrave. Ai ndahet në: sistemin simpatik dhe sistemin parasimpatik.Kjo ndarje mbështetet në ndryshime anatomike dhe fiziologjike. Si rregull, shumica e organeve, si zemra, lukth, zorrët dhe gjëndrat e tjera përfitojnë inervim (marrjen e impulsit nervor) të dyfishtë, d.m.th, simpatik dhe parasimpatik. Në shumicën e rasteve, këto dy sisteme ushtrojnë veprim të kundërt mbi punën e organeve. Për shembull, në zemër, sistemi simpatik shkakton shtim të rrahjeve, kurse sistemi parasimpatik bën të kundërtën.Sistemi nervor qendror (SNQ)Për të kuptuar si funksionon SNQ, së pari duhet të njihemi me pjesët kryesore të tij, të cilat janë: palca kurrizore, shtylla e trurit, truri i vogël, truri i ndërmjetëm, truri i madh.Palca kurrizore shërben si një kordon gjigant, brenda të cilit ngjiten dhe zbresin mijëra fije. Të parat e përçojnë informacionin e mbledhur nga rrethina e trupit drejt trurit, kurse të dytat bëjnë të kundërtën.Ndërtimi i neuronit Sistemi nervorsistemi nervor qendrortruri, palcasistemi nervor periferiksistemi nervor somatiksistemi nervor parasimpatikenë gjaku, gjëndra endokrine, organe të brendshmemuskujt e skeletitsistemi nervor autonomsistemi nervor simpatikOrganizimi i sistemit nervor1.2962

