Page 65 - Demo
P. 65
Shtylla e trurit përfshin palcën e zgjatur, urën dhe trurin e mesëm. Përmes shtyllës së trurit tejçohen informacione të shumta. Në të ndodhen trupat e shumë neuroneve lëvizore (motore), të cilat kontrollojnë tkurrjen e muskujve skeletorë të kokës dhe të faqeve. Në shtyllë zë fill një nga nervat kryesorë parasimpatikë, i cili degëzohet dhe përcjell impulsin nervor te pothuajse të gjitha organet e brendshme. Truri i vogël, së bashku me pjesë të tjera të trurit, ndikojnë fuqishëm në korrigjimin e lëvizjeve të pjesëve të ndryshme të trupit tonë.Truri i ndërmjetëm përfshin kryesisht talamusin dhe hipotalamusin. Në këtë pjesë përçohen drejt kores të gjitha informacionet ndijore. Truri i ndërmjetëm shërben njëkohësisht si strukturë e rëndësishme e bashkërendimit të shumë sjelljeve (etja, marrja e ushqimit etj.)Truri i madh përfaqësohet nga dy gjysmërruzuj. Në sipërfaqen e gjysmërruzujve të trurit ndodhet korja. Gjysmërruzujt pësojnë rrudhosje të shumta, të cilat rritin sipërfaqen e kores. Thellimet e kores quhen hulli, kurse kreshtat dredha. Në koren e gjysmërruzujve janë përqendruar një sërë funksionesh të rëndësishme. Ato kanë të bëjnë me kontrollin e funksioneve ndijore e lëvizore të organizmit. Te njeriu, korja kryen funksione edhe më të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e lartë nervore, ku përfshihen një sërë procesesh, si: të mësuarit, kujtesa, të menduarit etj.Roli i sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik në rregullimin e funksionimit të organevePjesët kryesore të SNQSistemi nervor parasimpatik Sistemi nervor simpatikngushtimi i bebes së syrittrurinervatzgjerimi i bebes së syritfrenimi i gjëndrave të pështymësrritje e rrahjeve të zemrësngadalësim i punës së lukthitnxitje e prodhimit të glukozësfrenimi i aktivitetit të zorrëve të hollasekretimi i ADHlëshimi i fshikëzës së urinësfrymënxjerrjenxit gjëndrat e pështymësfrymëthithjeulje të rrahjeve të zemrësrritje e aktivitetit të lukthitfrenimi i prodhimit të glukozësnxitje e aktivitetit të zorrëvetkurrje e fshikëzës së urinës63

