Page 67 - Demo
P. 67
Te të gjitha gjallesat shtazore, sistemi nervor kryen disa funksione themelore. Le të njihemi më hollësisht me to.Funksioni ndijor: Të gjitha informacionet ndijore që vijnë nga jashtë trupit (i ftohti, i nxehti, prekja, trysnia etj.) ose nga brendësia e tij (trysnia e gjakut, sasia e oksigjenit, tërheqja e tendinëve etj.), i përçohen sistemit nervor qendror me anë të nervave ndijorë. Këto informacione përfundojnë në koren e gjysmërruzujve dhe shërbejnë për të njohur e vlerësuar në çdo rast atë që ndodh jashtë ose brenda organizmit. Funksioni lëvizor: Me këtë funksion kuptohet tkurrja e muskujve të skeletit të organeve të brendshme, si dhe veprimtaria tajitëse (sekretore) e gjëndrave. Funksioni lëvizor kontrollohet nga korja, shtylla e trurit, truri i vogël, palca etj. Funksioni përzgjedhës i informacionit:Organizmi ynë “bombardohet” nga një mori informacionesh, por, në rrugë e sipër, pjesa më e madhe e tyre përzgjidhet me kujdes. Kjo përzgjedhje bëhet në shumë nivele të SNQ-së dhe ka për qëllim të marrë e të vlerësojë informacionet e dobishme. Funksioni ruajtës i informacionit. Një pjesë e mirë e informacioneve të përzgjedhura “magazinohet” në formën e kujtesës, e cila shërben për të lidhur të kaluarën tonë me të tashmen.ReceptorëtNjohja për botën që na rrethon, si dhe për atë që ndodh brenda organizmit tonë, sigurohet nga informacionet që kapin receptorët. Këto informacione janë nga më të larmishmet, megjithatë, në çdo çast bëhemi të vetëdijshëm për cilësinë, forcën dhe kohëzgjatjen e tyre. Receptorët përbëjnë hallkën e parë, ku energjia e ngacmimit të jashtëm (temperaturë, valë elektromagnetike, valë zanore etj.) shndërrohet në nxitje nervore. Ndër karakteristikat themelore të receptorëve është edhe aftësia e tyre e madhe për t’u nxitur vetëm ndaj një nxitësi specifik. Kjo do të thotë që një receptor i temperaturës nuk mund të nxitet nga të prekurit, as nga drita apo nga tingujt. Ai është i specializuar të zbulojë në çdo çast vetëm ndryshimet e temperaturës. Receptorët mund të jenë pjesë e një neuroni të specializuar (ndijor) ose të një qelize të tërë të specializuar. Qeliza të tilla gjenden në organet shqisore. Ato mund të jenë: qeliza të të parit, të të dëgjuarit, të nuhatjes, shijes dhe ekuilibrit. Bashkërendimi i pjesëve të sistemit nervor receptorët e trysnisë receptorët mekanikëreceptorët e temperaturës, dhe dhimbjesTipet e receptorëve1.3065

