Page 68 - Demo
P. 68


                                    Nga pikëpamja strukturore, receptorët kanë forma nga më të ndryshmet, por pavarësisht nga kjo, në bazë të informacionit që zbulojnë, ato grupohen në: 1. Receptorë mekanikë, të specializuar për të dalluar shformime mekanike, si prekjen, trysninë, dridhjet etj.; 2. Receptorë të temperaturës, që zbulojnë të ftohtit dhe të nxehtit; 3. Receptorë të dhembjes, që tregojnë dhembje të ndryshme; 4. Receptorë elektromagnetikë që zbulojnë dritën; 5. Receptorë kimikë, të specializuar për të dalluar përbërjen kimike të mjedisit (shije, nuhatje, etj.).Rrugëtimi i ngacmimit nervor nga receptorët, te SNQRruga që ndjek informacioni nga receptorët drejt SNQ-së është e ndërlikuar. Fijet nervore ndijore që përçojnë këtë informacion janë të shumta dhe të larmishme. Nëpërmjet tyre, informacioni hyn në SNQ, në njërin nga dy nivelet e tij: në palcën kurrizore ose në shtyllën e trurit. Nga këtu, informacioni i përçohet talamusit dhe prej këtej, kores së gjysmërruzujve.Si rregull, nervi ndijor që lidh receptorin me koren e gjysmërruzujve përbëhet nga tri neurone të njëpasnjëshme. Neuroni i rendit të parë është neuroni që tejçon nxitjen nga receptori deri në palcë ose në shtyllën e trurit, neuroni i rendit të dytë përfundon në talamus, kurse neuroni i rendit të tretë nga talamusi në kore.Informacioni ndijor që vjen nga trupi ose nga organet shqisore, përfundon në fusha të specializuara të kores së gjysmërruzujve. Për çdolloj ndjeshmërie ka dy fusha, njëra prej të cilave quhet parësore, kurse tjetra shoqëruese. Për të treguar funksionin e çdo fushe, ndalemi te fusha e të parit. Fusha ndijore pamore ndodhet në lobin zverkor (oksipital). Roli i secilës fushë është studiuar me anë të ngacmimit elektrik ose duke parë pasojat e dëmtimit. Dëmtimi që pëson ndonjë pjesë e fushës parësore, shoqërohet me pamundësinë për të parë në një pjesë të fushës pamore. Në objektin që vëzhgojmë (kur nuk kemi mundësi të shikojmë), formohet një “vrimë”. Dëmtimi i plotë i një fushe pamore (të një gjysmërruzulli) çon në humbjen e aftësisë së gjysmës së fushës pamore të dy syve. Kurse dëmtimi i plotë i të dyja fushave pamore të dy gjysmërruzujve shpie në verbim të plotë. Dëmtimi i fushës shoqëruese nuk shkakton as verbim, as “vrima” në fushën pamore, por mosnjohje pamore. Një dukuri e tillë ka të bëjë me humbjen e aftësisë për njohjen e sendeve, pavarësisht se i shohim ato. Përkundrazi, po t’i prekim këto sende me dorë, ne menjëherë i dallojmë se çfarë janë. Nga eksperimentet e shumta u arrit në përfundimin se fusha pamore është përgjegjëse për ndijimet pamore, pra, për anë të veçanta të asaj që vëzhgojmë, kurse fusha shoqëruese i lidh këto ndijime të veçanta me mundësinë e perceptimit tërësor të objektit.1. Cilat janë funksionet e sistemit nervor?2. Çfarë përfaqësojnë receptorët?3. Si shkon informacioni nga receptorët drejt SNQ-së?4. Nëse palca kurrizore dëmtohet rëndë, ndjeshmëria e trupit humbet. Shpjegoni pse ndodh kjo.Pyetje dhe detyra66
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72