Page 69 - Demo
P. 69
Palca kurrizore3. Neuroni i ndërmjetëm4. Neuroni lëvizor (motorik)5. Muskuli(efektori)5. Muskuli (efektori)2. Neuroni ndijor1. Receptorët mekanikëKupa e gjuritTendinaNëse pa dashje shkelim një send të mprehtë, në mënyrë instinktive e ngremë këmbën për ta larguar nga sendi, para se ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Kjo lëvizje automatike quhet refleks. Për të kuptuar këtë situatë, së pari duhet të përshkruajmë shkurtimisht palcën kurrizore. Palca kurrizore është një strukturë cilindrike, që ndodhet në kanalin rruazor të shtyllës kurrizore. Neuronet që ndodhen në palcë, ndihmojnë në realizimin e harkut refleksiv.Harku refleksivRefleksi është një reagim i shpejtë dhe i pavullnetshëm i muskujve (apo gjëndrave) të trupit në përgjigje të një stimuli (ngacmimi) të jashtëm. Ky është një reagim automatik që ndodh nëpërmjet një rruge nervore të thjeshtë, që nuk kërkon ndërhyrjen e vetëdijes. Për t’u kompletuar ky reagim, nevojiten disa elemente që ndërtojnë një hark refleksiv. Elementet që ndërtojnë harkun refleksiv janë:1. receptori, roli i të cilit është të pranojë dhe shndërrojë ngacmimin në impuls nervor;2. neuroni ndijor, roli i të cilit është bartja e këtij impulsi (informacioni) deri në sistemin nervor qendror (palcë kurrizore apo tru);3. neuroni i ndërmjetëm, roli i të cilit është përpunimi i informacionit dhe gjykimi në përgjigjen që do të ndodhë;4. neuroni lëvizor (motorik), roli i të cilit është bartja e informatës deri tek organi efektor (muskuli apo gjëndra);5. efektori paraqet organin (gjëndër apo muskul), me anë të të cilit organizmi reagon ndaj stimulit apo ngacmimit fillestar. Shembulli më tipik i komunikimit të tri llojeve të qelizave nervore është realizimi i veprimtarisë refleksive. Për ta kuptuar më mirë këtë komunikim, le të shohim një refleks të thjeshtë lëvizor të këmbës, në përgjigje të një ngacmuesi mekanik në kupën e gjurit. Goditja mekanike mbi gjurin shkakton lindjen e nxitjes nervore në receptorin ndijor. Kjo nxitje tejçohet drejt palcës kurrizore përmes neuronit ndijor. Ndërneuronet e kalojnë këtë nxitje nga Harku refleksiv 1.3167

