Page 70 - Demo
P. 70


                                    mbaresa e neuronit ndijor, në trupin e qelizave lëvizore. Prej andej, nxitja, me anë të aksoneve të neuroneve lëvizore, përfundon në muskujt e kofshës. Në veprimin e kësaj nxitjeje, muskuli katërkrerësh tkurret, kurse muskuli tjetër (i kundërt) lëshohet. Kjo bën që këmba të zhvendoset përpara.Ndijimi dhe perceptimiTrupi ynë është i ndërtuar dhe organizuar në mënyrë të tillë, që të reagojë ndaj ngacmuesve të ndryshëm. Aroma e bukës së sapopjekur, bën që goja të na lëshojë lëng. Një gjëmim i papritur bubullime mund të na trembë, dhe si përgjigje, ne lëvizim lehtë, në mënyrë të pavullnetshme. Ndonjëherë, mund të ndiejmë puplën e një shpendi tek na përkëdhel lehtë lëkurën, apo mund të dëgjojmë edhe pikla e shiut që përplasen diku. Të gjitha këto ndjesi të përshkuara më sipër, kapen me mesazhe nervore, të cilat shkojnë vetëtimthi drejt trurit.Sa herë që jemi të vetëdijshëm për ndryshimet që ndodhin brenda trupit tonë apo në mjedisin e jashtëm, themi se kemi të bëjmë me ndijime. Interpretimi që u bëhet këtyre ndryshimeve nga truri, ka lidhje me perceptimin tonë. Për shembull, kur jemi duke ecur dhe në këpucë na futet një gur i vogël, marrim ndijimin e shtypjes së thellë, ndërsa ajo që perceptojmë, është jorehatia apo bezdisja, e ndonjëherë edhe dhembja. Në këtë rast, ai që përcakton se si duhet t’u përgjigjemi ngacmuesve të ndryshëm (gurit), është perceptimi që përftohet në trurin tonë. Si rezultat i këtij perceptimi, ne reagojmë duke hequr këpucën dhe duke flakur gurin që ishte aty brenda. Këto lloje ndijimesh dhe perceptimesh që ne marrim nga brenda trupit apo edhe nga jashtë tij, në fillim kapen nga receptorët ndijorë e më pas, mekanizmi i përgjigjes është ai i harkut refleksiv, për të cilin folëm më sipër. Gjatë aktiviteteve tona të përditshme, receptorët ndijorë kapin shumë ndijime. Ata përzgjedhin se cilat prej tyre duhet të përcillen në harkun refleksiv, duke i dhënë mundësi palcës së kurrizit ose trurit që të kthejnë përgjigje. Kjo mënyrë përzgjedhjeje përcakton para së gjithash, rëndësinë dhe shpejtësinë e dhënies së përgjigjes në situata të ndryshme.1. Cilët janë pjesët përbërëse të një sinapsi?2. Çfarë përfaqësojnë neurotransmetuesit?3. Futni dorën në ujë të ngrohtë. Ç’rrugë do të ndjekë informacioni që ju të ndërgjegjësoheni për temperaturën e ujit?4. Përse nxitja kalon nga pjesa parasinaptike në atë passinaptike?Pyetje dhe detyra68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74