Page 71 - Demo
P. 71
Truri i njeriut peshon rreth 1,5 kg. Ai është i përbërë nga një material i rrudhosur, i cili kontrollon çdo gjë që bëjmë.Truri i njeriut është më i shpejtë dhe më i fuqishëm se një kompjuter i teknologjisë më të fundit. Këtë mund ta ilustrojmë shumë lehtë nëpërmjet një shembulli: Nëna vendos për disa minuta foshnjën e saj 3-muajshe në divan, sa t’i përgatitë ushqimin. Në një moment të caktuar, foshnja rrezikon të bjerë, pasi muskujt e saj janë të brishtë dhe nuk mund ta mbajnë ekuilibrin. “I ndezur” prej sinjaleve që vijnë nga sytë, truri i nënës llogarit me shpejtësi se kur, ku dhe me çfarë shpejtësie duhet të sulet për të mos e lënë fëmijën të bjerë. Pas kësaj, truri komandon muskujt të veprojnë. Koordinimi është i përkryer, çka tregon se asnjë kompjuter nuk i afrohet trurit tonë për nga aftësia për të shkarkuar, përpunuar dhe vepruar, pavarësisht nga gjithë moria e informacioneve që mbërrijnë tek ai përmes syve, veshëve dhe organeve të tjera ndijore.Ndërkohë, duhet theksuar se nuk janë të pakta problemet që krijohen nga dëmtimi i përkohshëm ose i përhershëm i pjesëve të trurit apo i sistemit nervor në tërësi.Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë këto dëmtime janë: përdorimi i drogave, hemorragjitë në zonën e trurit, paraliza cerebrale, aksidentet e ndryshme etj. Drogat janë lëndë psikotrope, të cilat ndikojnë shumë në çrregullimin e funksionimit të trurit. Pra, janë lëndë të cilat ndërhyjnë në sistemin nervor qendror. Për shkak të disa efekteve anësore që japin, në grupin e drogave mund të përfshihen edhe alkooli, nikotina, kafeina dhe disa mjekime që përdoren për trajtimin e ankthit dhe të depresionit.Dëmet që i sjell organizmit përdorimi i drogave janë të shumta. Këtë e tregojnë simptoma të tilla si: dhembje muskulore, dridhje të trupit, valë të nxehti, diarre dhe djersë. Përdorimi i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë varësi fizike dhe psikologjike. Rreziku më i madh është mbidoza, pasojat më të rënda të së cilës janë rënia në koma dhe vdekja. Në të shumtën e rasteve, varësia nga droga sjell humbje përqendrimi, mbyllje në vetvete dhe ndryshime në sjellje. Përdoruesi shfaq shenja nervozizmi dhe agresiviteti, madje mund të bëhet edhe i dhunshëm, sidomos në kushtet e mungesës së drogës. Për këta individë, dalja nga një gjendje e tillë është e vështirë, por jo e pamundur. Kjo mund të arrihet nëpërmjet ndihmës së familjarëve, komunitetit dhe qendrave të specializuara për rehabilitimin e këtyre personave. Megjithatë, roli kryesor në gjithë këtë “betejë” të ashpër i mbetet vetë përdoruesit, i cili duhet të ndërgjegjësohet për dëmet që sjell droga dhe të shkëputet një herë e përgjithmonë nga varësia e saj.Hemorragjia cerebrale ndodh si pasojë e çarjes së enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Përfundimet e analizave të bëra në pacientë të ndryshëm tregojnë se personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, Dëmtimet e sistemit nervor dhe pasojat e tyreHemorragjia cerebrale1.3269

