Page 72 - Demo
P. 72
pasi në shumë raste, personeli mjekësor nuk ka pasur dijeni rreth mënyrave të reja, të efektshme, që ndiqen për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Personat që rrezikohen më tepër nga hemorragjia cerebrale janë ata që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këtë kategori të sëmurësh, mjekët rekomandojnë që të shmangin sa më shumë ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës, pasi temperaturat e larta shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut. Hemorragjia cerebrale ose “infarkti i trurit” ndodh kryesisht në moshat mbi 60 vjeç, megjithatë janë evidentuar raste edhe në moshat e reja. Disa nga simptomat kryesore që paraqet i sëmuri janë renditur më poshtë:• Nuk flet (nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon).• Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën). Ndodh tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën.• Urinon në mënyrë të pavullnetshme.• Ka të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin.• Ka të vjella.Për të parandaluar një sëmundje të tillë, duhet të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme (duke mënjanuar kryesisht yndyrat) dhe të merremi me aktivitet fizik. Ndër ushqimet veçojmë peshkun, i cili ndihmon në parandalimin e hemorragjisë cerebrale, pasi acidi yndyror që ai përmban, ndihmon në qarkullimin e gjakut.Paraliza cerebrale nënkupton dëmtimin e pjesëve të trurit të vogël që kontrollojnë lëvizjet e trupit, duke sjellë për pasojë kufizimin e aftësisë së lëvizjes.Te njeriu, pjesët e trurit që kontrollojnë lëvizjet, mund të dëmtohen para ose pas lindjes së tij. Për pasojë, muskujt e pjesës së dëmtuar të trurit marrin udhëzime të gabuara.Shenjat e paralizës cerebrale ndryshojnë shumë ndërmjet tyre, për shkak se llojet dhe nivelet e dëmtimeve janë nga më të ndryshmet. Shenjat kryesore janë: lëvizja motorike (e muskujve të skeletit) e vonuar, mospërputhja e lëvizjeve motorike të zhvillimit (si rrotullimi, qëndrimi ulur, apo të ecurit). Për fat të keq, paraliza cerebrale nuk mund të shërohet, por një trajtim i efektshëm mund të përmirësojë aftësinë e lëvizjes te pacienti. Në përgjithësi, sa më herët të fillojë trajtimi, aq më të shumta janë mundësitë që pacienti të kapërcejë këto probleme dhe të përballojë çdo vështirësi. Në trajtimin e të sëmurit mund të përfshihen: terapi fizike dhe profesionale, terapi të të folurit, për të qetësuar spazmat e muskujve dhe për të lehtësuar dhimbjen; ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar anomalitë anatomike ose për të liruar muskujt e tkurrur; proteza dhe pajisje të tjera ortopedike; karrige me rrota dhe mjete te tjera ndihmese.1. Pse truri konsiderohet më i shpejtë se kompjuteri? 2. Cilët janë disa nga faktorët kryesorë që dëmtojnë sistemin nervor?3. Si mund ta kuptojmë që një mik apo i afërm rrezikon të pësojë hemorragji cerebrale?4. Çfarë janë drogat dhe cilat janë pasojat e saj?Pyetje dhe detyraParaliza cerebrale70

