Page 73 - Demo
P. 73
Njeriu është në gjendje të kapë ngacmime që vijnë nga mjedisi i jashtëm ose nga vetë trupi i tij, me anë të disa qelizave nervore të specializuara, që quhen receptorë shqisorë. Ngacmimet që vijnë nga trupi ynë, mblidhen nga receptorë që janë të vendosur në muskuj ose në organet e brendshme. Falë këtyre receptorëve, ne arrijmë të perceptojmë dhembjen për shkak të lëndimit të një organi apo tensionin e një muskuli. Për të pasur një ide se si funksionojnë receptorët, mjafton të mbyllim sytë dhe të përpiqemi të kapim librin mbi tryezë. Ne arrijmë ta kryejmë këtë veprim me mjaft saktësi. Vetëdija e asaj që jemi duke bërë nuk varet vetëm nga kujtesa pamore, por edhe nga masa e informacioneve që receptorët, të vendosur në tendina dhe muskuj, i dërgojnë trurit për ta informuar në çdo çast për pozicionin e krahut tonë. Ndërsa ngacmimet që vijnë nga jashtë trupit, mblidhen nga receptorë të organizuar më së shumti në organet e shqisave të kokës. Kështu për shembull, ngacmimet kimike nga molekulat që përhapen në ajër, kapen nga receptorët që gjenden në hundë ose në gjuhë. Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se: organet shqisore janë disa bashkësi receptorësh që mbledhin informacione të ardhura nga mjedisi dhe i kthejnë në ngacmime elektrike që përcillen përgjatë nervave deri në një fushë cerebrale të veçantë.Çdo shqisë përbëhet nga tri elemente themelore: receptorët, nervi ndijor dhe qendra nervore në tru.Organet shqisore kryesore të njeriut janë: syri (shqisa e të parit), veshi (shqisa e të dëgjuarit dhe e ekuilibrit), hunda (shqisa e nuhatjes), gjuha (shqisa e të shijuarit), lëkura (shqisa e të prekurit).Në këtë mësim do të trajtojmë dy shqisat e para: syrin dhe veshin.Syri, organi shqisor i të parit, ka si funksion kapjen e sinjaleve të dritës dhe shndërrimin e tyre në sinjale nervore. Sendet e ndritshme reflektojnë rrezatimet e ndritshme që i godasin; rrezatimet e reflektuara mbërrijnë te receptorët e vendosur në sytë tanë, të cilët i dërgojnë impulse elektrike trurit. Syri funksionon si një aparat fotografik. I gjithë globi okular është i mbështjellë nga një ind i bardhë shumë i fortë (sklera), i cili quhet e bardha e syrit. Në pjesën e përparme dhe qendrore, me qëllim që të kalojë drita, e bardha e syrit bëhet e tejdukshme, përkulet si xhami i orës dhe formon kornean. Drita përshkon një vrimë, bebëzën (pupilën), e cila mund të zgjerohet ose të zvogëlohet në sajë të fijeve muskulore që janë të vendosura në mënyrë rrethore rreth saj, me qëllim që të rregullojë sasinë e dritës që hyn. Këto fije, bashkë me indin lidhor që i bashkon, formojnë trisin, pjesën që u jep ngjyrë syve. Më thellë gjendet një lente e vërtetë, thjerrëza (kristalina). Ajo lakohet ose sheshohet me qëllim që të fokusojë në retinë pamjen e përmbysur si në një aparat fotografik. Hapësira mes thjerrëzës dhe retinës zihet nga një lëng xhelatinoz, lëngu i syrit, që ruan formën e globit okular.Retina është një membranë që përbëhet nga dy lloj receptorësh të dritës ose fotoreceptorë: konet dhe kleçkat. Kleçkat janë të ndjeshme ndaj dritës me intensitet të ulët. Ato janë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë retinën, me përjashtim të zonës që quhet fovea (pika e verbër), ku konet Organet shqisore: të parit dhe të dëgjuaritskleraretinafovea bebëza e syritiriskorneathjerrëza nervi optikNdërtimi anatomik i syrit1.3371

