Page 74 - Demo
P. 74


                                    arrijnë përqendrimin maksimal. Konet janë të ndjeshme ndaj dritës së fortë janë dhe përgjegjëse për dallimin e ngjyrave. Ato janë më të pakta në numër sesa kleçkat dhe nuk kanë ndërtim të njëjtë. Të ngacmuara në mënyrë të ndryshme, konet na mundësojnë perceptimin e ngjyrave. Të parit është një proces i ndërlikuar dhe kërkon që truri të përpunojë informacionin e mbledhur nga syri. Veshi është shqisa përgjegjëse kapjen e valëve zanore, duke shndërruar natyrën mekanike të tyre në impuls nervor. Veshi i njeriut përbëhet nga tri pjesë: veshi i jashtëm, i cili mbledh valë zanore; veshi i mesëm, që i amplifikon dhe i përçon ato; veshi i brendshëm, i cili i përkthen në ngacmim nervor. Veshi i jashtëm përbëhet nga llapa e veshit dhe kanali i dëgjimit, i cili përfundon te membrana e daulles së veshit, një membranë e tendosur dhe e hollë që dridhet si lëkura e një daulleje.Veshi i mesëm që amplifikon dridhjet e mbledhura nga membrana e daulles, përbëhet nga një zinxhir kockash të vogla, të cilat quhen: çekani, yzengjia dhe kudhra. Këto kockëza janë të gjitha të lidhura mes tyre: çekani, që është i lidhur me daullen, ia kalon dridhjen kudhrës. Pas kësaj, dridhja kalon tek yzengjia dhe më pas te dritarja ovale, e cila është membrana që ndan veshin e mesëm nga veshi i brendshëm. Në veshin e brendshëm, dridhjet që vijnë nga daullja dhe mblidhen nga dritarja ovale, futen në një kanal të vogël dhe të mbështjellë në formë helike, i cili quhet kërmill ose koklea. Kërmilli, me madhësi sa maja e lapsit, është i mbushur me një lëng që quhetendolimfë. Trysnia që ushtrohet në endolimfë nga dridhjet, i përçohet një “tastiere” të vockël që ndodhet përgjatë një membrane, membrana bazë, e cila shkon përgjatë kërmillit duke u mbledhur si spirale. “Tastiera” përbëhet nga më shumë se 20 000 qeliza me qerpikë (cilie), të cilat së bashku përbëjnë organin e Kortit. Dridhjet që i përçohen lëngut të kërmillit, nxitin në mënyrë të ndryshme qerpikët e qelizave, duke shkaktuar disa ndryshime në membranën e tij. Në këtë mënyrë zë fill impulsi nervor, i cili kur i përçohet zonës temporale të trurit, regjistrohet si tingull.Në veshin e brendshëm, pranë kokleas, ndodhet pjesa që nuk shërben për perceptimin e tingujve, por që percepton ngacmimet që mundësojnë ruajtjen e ekuilibrit. Kjo quhet ndryshe organi i ekuilibrit,i cili përbëhet nga tre gypa të vegjël plot me lëng, që quhen kanale gjysmërrethore dhe kanë disa zgjerime në bazë. Këto kanale i marrin ngacmimet në varësi të pozicionit të trupit.1. Përshkruani rrugën që bën rrezja e dritës (përmes syrit) derisa kthehet në impuls nervor.2. Ku ndodhen receptorët e të parit? Si quhen dhe cilat janë funksionet e tyre?3. Cilat janë funksionet e veshit? Përshkruani si përçohet tingulli përmes pjesëve të ndryshme të tij dhe si përkthehet në impuls elektrik.4. Tregoni funksionin e organit të ekuilibrit.Pyetje dhe detyraNdërtimi anatomik i veshitgypi i Eustakutnervi i dëgjimitkërmilliorgani i ekuilibritdaullja kërcveshi i jashtëmveshi i mesëmveshi i brendshëmçekanikudhrayzengjia72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78