Page 75 - Demo
P. 75


                                    Perceptimi i aromave dhe i shijeve u besohet disa receptorëve të vendosur në hundë ose gjuhë, që kanë në membranën e tyre struktura qelizore të afta të njohin disa molekula, të cilat gjenden në ajrin përreth ose të tretura në lëngje. Kur këto molekula arrijnë te receptorët, njihen prej tyre dhe dërgohet në tru një impuls nervor. Sinjali zbërthehet nga truri si shije e ëmbël, e kripur, me erë të këndshme apo të neveritshme, e hidhur, djegëse e kështu me radhë.Receptorët e të shijuarit gjenden të grumbulluar mbi gjuhë, në disa struktura të specializuara, të cilat njihen me emrin sytha shijorë. Ata janë pjesë e disa zgjatimeve të vogla, që quhen papila të shijes. Dikur mendohej se midis shijeve nuk ekzistonte ndonjë ndarje specifike në pjesët e ndryshme të gjuhës. Me kalimin e kohës, studimet e shumta treguan se, secili nga sythat e shijes është i ndjeshëm ndaj shijeve të ndryshme. Për këtë arsye, studiuesit i klasifikojnë shijet në katër kategori: e kripur, e ëmbël, e thartë dhe e hidhur.Krahas perceptimit të shijes, gjuha, ashtu si lëkura, përmban receptorë ndijorë për të nxehtin, të ftohtin, dhembjen dhe prekjen. Kështu, disa nga sythat e gjuhës nuk perceptojnë shijen, por të prekurit. Hunda është një organ shqisor më i rafinuar sesa gjuha, sepse përmban receptorë nuhatës të aftë që të dallojnë mijëra molekula të ndryshme edhe në përqendrime shumë të vogla. Mesatarisht, nuhatja është 25,000 herë më e ndjeshme sesa shija. Ndjesitë e nuhatjes dhe të shijes janë sidoqoftë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Të gjitha nuancat dhe shkallëzimet e shijeve që perceptojmë, në të vërtetë janë rezultat i një koordinimi të përkryer midis gojës dhe hundës. Ky është shkaku që kur jemi me grip, kemi një aftësi më të vogël për të ndier aromat, ndaj ushqimet na duken si pa shije. Lëkura është shqisa e të prekurit. Në dallim nga organet e tjera shqisore që gjenden në kokë, organi i të prekurit, pra, lëkura, është e përhapur në të gjithë sipërfaqen e trupit. Receptorët e të prekurit janë të shumtë në numër dhe në forma të ndryshme, të shpërndarë kryesisht në duar, buzë dhe gjuhë. Më të përhapurit janë receptorët që quhen trupat e Meisneritdhe trupat e Pacinit (janë emërtuar kështu për nder të zbuluesve të tyre). Disa prej këtyre receptorëve Organet e tjera shqisoreNuhatja nga receptorë në hundëQelizat e shijes te gjuhae hidhure thartëqeliza e të shijuaritpapila e shijese ëmbële kripurZonat e të shijuarit te gjuha e hidhure thartë e thartëe ëmbële kripur e kripur1.34Receptorët e nuhatjes në hundëaroma73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79