Page 77 - Demo
P. 77


                                    Të gjithë e dimë se sa të rëndësishme janë shqisat dhe sa na ndihmojnë ato për të njohur, komunikuar dhe prekur botën përreth. Nëse do të na pyesnin se pa cilën shqisë nuk mund të jetojmë, do ta kishim shumë të vështirë të përgjigjeshim. Kjo për vetë faktin se të gjitha plotësojnë njëra-tjetrën dhe, së bashku me organet, aparatet dhe sistemet e tjera të trupit, koordinohen në mënyrë të përkryer.Tek organi i syrit (shqisa e të parit), nervi optik duhet të marrë imazhin e saktë nga bebja e syrit. Në rast se kjo nuk ndodh, krijohen probleme me shikimin. Disa nga këto probleme janë: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonizmi.Miopia është një problem që haset shpesh dhe ndodh kur boshti i syrit është më i gjatë sesa ai te syri normal. Në këtë rast, duke qenë se rrezet e dritës priten përpara retinës, personi sheh qartazi vetëm objektet që ka afër. Për të rregulluar shikimin, pra për të parë edhe objektet që ndodhen larg, ai duhet të përdorë syze me thjerrëza shpërndarëse.Hipermetropia ndodh si pasojë e shkurtimit të boshtit të syrit, gjë që shkakton formimin e imazhit përtej retinës. Individët hipermetropë nuk shohin qartë objektet që kanë afër, ndërkohë që në largësi, shikimi është normal. Ky problem mund të zgjidhet përmes përdorimit të syzeve me thjerrëza përmbledhëse.Prezbiopia shkaktohet nga humbja e elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim (për t’u përshtatur). Ky problem shfaqet zakonisht rreth moshës 45-50-vjeçare, për shkak të humbjes së aftësisë së syrit për të parë mirë nga afër. Në këtë rast, përdorimi i syzeve me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.Astigmatizmi krijohet si pasojë e çrregullimit të harmonisë së thjerrëzës. Kjo do të thotë se ajo reflekton në mënyrë të çrregullt rrezet që duhet të mbërrijnë në retinë, ndaj dhe shikimi nuk është i qartë. Kjo e metë mund të korrigjohet duke përdorur syze me thjerrëza speciale. Një mënyrë tjetër për të zgjidhur këtë problem është kirurgjia.Daltonizmi është një sëmundje gjenetike, që karakterizohet nga paaftësia për të dalluar disa ngjyra. Zakonisht shkaktohet nga mungesa e receptorëve që thithin ngjyrën e kuqe ose të gjelbrën. Daltonik quhet personi që nuk dallon ngjyrat me gjatësi të ndryshme valësh. Verbëria kundrejt ngjyrave mund të jetë e pjesshme ose e plotë. Dëmtimet e shqisave dhe masat për mbrojtjen e tyre1.3575
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81