Page 78 - Demo
P. 78


                                    Çrregullimi Struktura e syrit PamjaMiopia Boshti i syrit është më i gjatë. Pamja fokusohet para retinës.Hipermetropia Boshti i syrit është më i shkurtër. Pamja fokusohet prapa retinës.Astigmatizmi Thjerrëza dhe/ose kornea janë të deformuara. Pamja dyfishohet.Prezbiopia Thjerrëza është më pak elastike. Pamja fokusohet prapa retinës.Problemet te veshëtSëmundjet e veshit janë të shumëllojshme. Ndër sëmundjet që prekin më shpesh këtë organ, janë infeksionet: e llapës së veshit, kanalit të veshit dhe daulles së veshit.Faktorët kryesorë që shkaktojnë këto sëmundje janë mungesa e higjienës dhe muzika e lartë. Veshi prodhon dyllin, një produkt me veti zbutëse dhe dezinfektuese. Shpeshherë, dyllin e konsiderojmë si papastërti dhe mundohemi ta pastrojmë sa më mirë veshin prej tij. Ky veprim nuk është përherë i nevojshëm, sepse dylli e mbron veshin nga papastërtitë që vijnë nga jashtë. 1. Cilat janë problemet që hasen në shqisën e të parit?2. A mund të korrigjohet daltonizmi nëpërmjet thjerrave të syzeve?3. Cilat janë faktorët që mund të çojnë në dëmtimin e veshëve?Pyetje dhe detyrasyri normal miopiahipermetropia astigmatizmiDëmtimet e syrit76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82