Page 79 - Demo
P. 79


                                    Gjëndrat me tajitje të brendshme Gjëndrat me tajitje (sekrecion) të brendshëm prodhojnë disa lëndë kimike, që quhen hormone. Ato mbartin një mesazh të caktuar, prandaj quhen edhe lajmëtarë kimikë. Hormonet sekretohen drejtpërdrejt në rrymën e gjakut dhe duke u transportuar bashkë me të, arrijnë në qelizat shenjë, ku ushtrojnë veprime të shumta rregulluese. Këto lëndë mund të prodhohen në gjëndra të veçanta ose nga grupe qelizore të specializuara (muret e lukthit dhe të zorrëve).Gjëndrat endokrine furnizohen me gjak, pasi ato kanë kapilarë gjaku që kalojnë midis tyre. Kur një gjëndër endokrine prodhon një hormon, ajo e lëshon atë drejtpërdrejt në gjak. Disa lloje të tjera gjëndrash nuk veprojnë kështu. Gjëndrat e pështymës, për shembull, nuk e sekretojnë pështymën, i cili derdhet në gojë. Gjëndrat endokrine nuk kanë kanale për të derdhur sekrecionet e tyre.Mekanizmi i veprimit të hormoneve dhe rregullimi i prodhimit të tyreQeliza shenjë, pra qeliza në të cilën vepron një hormon i caktuar, është e pajisur me receptorë specifikë. Kjo do të thotë që receptorët e një qelize njohin një hormon të caktuar dhe jo një hormon tjetër. Këta receptorë lokalizohen në membranën qelizore, por për disa hormone të tjera receptorët ndodhen në citoplazmë. Pasi hormoni lidhet me receptorin specifik, vihet në punë një mekanizëm i tërë, i cili çon në prodhimin e një lajmëtari dytësor. Është pikërisht ky “lajmëtar” që ndikon mbi një proces të dhënë, siç mund të jetë nxitja apo frenimi i aktivitetit të një enzime, nxitja e sintezës së proteinave specifike etj. Spektri i veprimit të hormoneve është mjaft i gjerë. Ato veprojnë kryesisht në zhvillimin fizik e mendor, në rregullimin e punës së shumë organeve, si dhe në ruajtjen e shumë parametrave homeostatikë të plazmës së gjakut. Hormonet, edhe pse në sasi shumë të vogla, ushtrojnë një ndikim të fuqishëm. Sasia e tyre në gjak ruhet në kufij të pandryshueshëm. Mekanizmi që kontrollon sekretimin e hormoneve është i tipit feedback negativ (me veprim të kundërt). Ky sistem vepron në formë rrethi, ku etapa e fundit vepron mbi etapën e parë. Për ta kuptuar më mirë këtë mekanizëm, le t’i referohemi shembullit të paraqitur në figurë.veshkalukthimëlçiapankreastiroideparatiroidetestevezoremitralëkuragjëndra mbiveshkorehipotalamusitimusGjëndrat me tajitje të brendshme. Organet vepruese1.3677
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83