Page 80 - Demo
P. 80
Gjëndra A prodhon hormonin A që vepron në organin e vet shenjë, por në të njëjtën kohë nxit prodhimin e hormonit B të prodhuar nga gjëndra B. Kur përqendrimi i hormonit B arrin një pikë kritike, ai vepron mbi gjëndrën A dhe e frenon prodhimin e hormonit të saj. Shumica e hormoneve ruhet në normë në sajë të këtij mekanizmi. Gjëndrat endokrine më kryesore në trupin tonë janë: hipofiza, gjëndra tiroide, gjëndra mbiveshkore, pankreasi, testet, vezore.Disa gjëndra të rëndësishme endokrine dhe funksionet e tyregjëndra Hormoni që ajo sekreton Funksioni i hormonitgjëndër mbiveshkore adrenalinë Përgatitja e trupit për veprim të fuqishëm.pankreas insulinë Zvogëlon përqendrimin e glukozës në gjak.teste testosteronShkakton zhvillimin e karakteristikave seksuale të meshkujve.vezore estrogjenShkakton zhvillimin e karakteristikave seksuale dytësore femërore dhe ndihmon në ciklin menstrual.1. Pse hormonet quhen lajmëtarë kimikë?2. Injektojmë në gjak një sasi glukoze. Çfarë do të ndodhë me prodhimin e insulinës?3. Pse hormonet veprojnë vetëm në organet shenjë?4. Çfarë do të ndodhte nëse hormonet do të ndikonin në të gjitha organet e trupit?Pyetje dhe detyraA e dini se...Në mjekësinë e sotme, analizat e gjakut dhe të urinës janë mjeti kryesor për diagnostikimin e diabetit, por a e dini që në lashtësi urina përdorej pikërisht për këtë qëllim? Rreth viteve 460 – 377 p.e.s, një personalitet i njohur i kësaj periudhe është mjeku grek, Hipokrati. Ai e diagnostikonte diabetin te pacientët e vet, duke provuar në sasi shumë të vogla urinën e tyre. Duke qenë se hormoni që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak është insulina, e cila te personat me diabet mungon, sheqeri përfundon në urinë, çka i jep asaj një shije të ëmbël. Pikërisht në saje të kësaj dukurie, Hipokrati arrinte ta dallonte se cili prej pacientëve të tij kishte diabet.Të dimë më shumë Për shkak të stresit fizik apo atij emocional, sistemi endokrin mund të prodhojë më shumë hormone se zakonisht. Për shembull, te një njeri që merret me aktivitete të rënda fizike, gjëndrat prodhojnë më shumë adrenalinë dhe hormon rritjeje, me qëllim që trupi ta përballojë angazhimin fizik dhe të përshpejtojë metabolizmin. Po kështu, situatat e shpeshta të stresit shkaktojnë çrregullime endokrine, sikurse obeziteti dhe çrregullimi autoimun i tiroideve, që njihet ndryshe si sindroma Grejvs.78

