Page 81 - Demo
P. 81
Ndonëse hipotalamusi është pjesë e sistemit nervor, ai luan një rol thelbësor edhe si pjesë e sistemit endokrin. Hipofiza është një gjëndër që vendoset në një xhep kockor dhe është anatomikisht e lidhur me hipotalamusin. Hipofiza përbëhet nga dy pjesë, të cilat quhen: adenohipofiza dhe neurohipofiza.Rregullimi i sasisë së sheqerit në gjakPankreasi është një gjëndër me funksion të dyfishtë. Si gjëndër ekzokrine, ai prodhon një sërë enzimash që i derdh në aparatin tretës, kurse si gjëndër endokrine, prodhon dy hormone të rëndësishme: insulinën dhe glukagonin. Të dyja këto hormone ndikojnë në ruajtjen e sasisë së sheqerit në gjak. Insulina e ul sasinë e sheqerit në gjak dhe ndikon në mëlçi për të vënë në rezervë glukozën në formën e glikogjenit. Glukagoni bën të kundërtën. Kur sasia e sheqerit në gjak ulet, ai nxit shpërbërjen e glikogjenit deri në glukozë, e cila çlirohet në gjak. Në këtë rast, mekanizmi i çrregullimit të prodhimit të këtyre hormoneve është i llojit feedback negativ. Siç shihet në figurë, sasia e glukozës në gjak ndikon mbi pankreasin për prodhimin apo pengimin e këtyre dy hormoneve. Rritja e sasisë së glukozës nxit prodhimin e insulinës dhe frenon atë të glukagonit dhe anasjelltas.Sasia e sheqerit në gjak ndikohet edhe nga hormone të tjera. Ndër to përmendim hormonin e rritjes (GH), që prodhohet nga gjëndra e hipofizës dhe adrenalinën, hormon që sekretohet nga gjëndra mbiveshkore. Kjo e fundit ndërhyn për rritjen e sheqerit, veçanërisht në gjendjet e urgjencës të diktuara nga situata stresuese.Rregullimi i sasisë së kalciumit në gjakNjeriu ka katër gjëndra të vogla paratiroide, që sekretojnë hormonin e quajtur hormoni i paratiroides (PTH). Funksioni i tij është të rregullojë përqendrimin e kalciumit në gjak (kalcemia). Midis përqendrimit të këtij hormoni dhe përqendrimit të kalciumit ka një feedback negativ. Kur sasia e kalciumit ulet, prodhimi i PTH-së rritet. Ky ndikon në kocka për çlirimin e kalciumit dhe në veshkë për pengimin e humbjes së tij me urinën. Ndërkaq, ky hormon nxit aktivitetin e vitaminës D, e cila nga ana e saj ndikon në thithjen e kalciumit në zorrë. Në këtë mënyrë sasia e kalciumit në gjak rritet. Kjo rritje vepron në gjëndrën paratiroide dhe frenon prodhimin e PTH-së. 1.37 Kontrolli i funksioneve të organeve nga gjëndrat endokrinelukthpankreasiqelizat alfa qelizat betakapilar gjakuRregullimi i sheqerit nga qelizat e Langehasit79

