Page 82 - Demo
P. 82


                                    Disa qeliza të gjëndrës tiroide prodhojnë një hormon që quhet kalcitoninë. Ky hormon luan rol të kundërt me PTH. Ai ul sasinë e kalciumit përmes nxitjes së futjes së tij në kocka dhe humbjes përmes veshkës. Po ashtu, kalcitonina pengon thithjen e kalciumit nga muret e zorrëve.Ritmi i rritjes suaj është nën kontrollin e hormonit të rritjes (GH) që prodhohet nga adenohipofiza. Ky hormon i nxit qelizat që jo vetëm të rritin përmasat, por edhe të ndahen më shpejt se normalisht. GH ndikon në qeliza për kapjen e aminoacideve dhe sintezën e proteinave. Në të njëjtën kohë, ky hormon ul konsumin e glukozës dhe rrit përdorimin e lyrave. Sekretimi i GH është nën kontrollin e hipotalamusit. Sasia më e madhe e këtij hormoni sekretohet gjatë kohës së gjumit. Prodhimi i qumështitProdhimi i qumështit rregullohet nga prolaktina, hormon që sekretohet nga adenohipofiza. Oksitacina, hormon i neurohipofizës, nxit qelizat muskulore të gypave për ta nxjerrë qumështin jashtë. Oksitacina përveç ndikimit në gjëndrën e qumështi, vepron edhe në muskulaturën e mitrës. Ky ndikim është veçanërisht i rëndësishëm gjatë procesit të lindjes. Hormonet e gjëndrës mbiveshkoreGjëndrat mbiveshkore përbëhen nga pjesa e kores dhe pjesa palcore. Pjesa e kores sekreton një grup hormonesh asteroide. Në to përfshihen hormone seksuale, disa hormone që veprojnë në baraspeshën hidrominerale (mineralokortikoide) dhe hormonet që veprojnë mbi metabolizmin e lyrave, proteinave dhe sheqernave (glikokortikoide). Pjesa palcore e gjëndrës mbiveshkore prodhon dy hormone, që janë adrenalina dhe noradrenalina. Këto dy hormone kryejnë veprime të ngjashme me sistemin nervor simpatik. Ato rritin rrahjet e zemrës dhe zgjerojnë enët e gjakut të saj, zvogëlojnë ritmin e frymëmarrjes, rritin proceset metabolike etj.1. Cilat janë raportet mes hipofizës dhe hipotalamusit?2. Cili është roli i hipotalamusit në rregullimin e gjëndrave të tjera endokrine?3. A mund të shpjegoni feedback-un negativ që lidh gjëndrën tiroide me hipofizën dhe hipotalamusin?Pyetje dhe detyragjakuhipotalamustiroiderritja e nivelit të hormonit të tiroides sinjalizon hipotalamusin të ndalojë prodhimin e TSHVeprimi feed-back negativ i hipotalamusit dhe tiroides80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86