Page 83 - Demo
P. 83


                                    1.38Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et mund të punojnë në grupe ose në dyshe.Mjetet e nevojshme:termometër, dy kruajtëse dhëmbësh, dy gozhdë (10 cm) me majë të mprehtë, stilolaps me bojë që mund të lahet, peceta letre, tri enë të mëdha. Eksperimenti 1Në enën e parë hidhni ujë të nxehtë. Matni temperaturën e tij dhe shtoni ujë derisa termometri të tregojë 45-50oC.Në enën e dytë hidhni ujë të ftohtë me copa akulli.Futni njërën dorë në enën me ujë të ngrohtë dhe dorën tjetër në enën me ujë të ftohtë.Pas një minute nxirrini duart nga uji.Tani futini duart në një enë të mbushur me ujë të vakët.Përshkruani në fletore ndjesitë e secilës dorë kur i futët në ujë të vakët.Eksperimenti 2(Ky eksperiment duhet të zhvillohet në grupe me nga dy nxënës/e).Futni njërën gozhdë në ujë të nxehtë dhe tjetrën në ujë të ftohtë me akull.Në anën e brendshme të nyjes së dorës, njëri nga nxënësit/et do të vizatojë njëqind pika, largësia midis të cilave duhet të jetë 5 mm. Figura që formohet, i ngjan një katrori të mbushur me pika, ku secila anë ka nga 10 pika. Të njëjtin vizatim, nxënësi/ja e bën edhe në fletoren e punës.Më pas, ai vendos mbi tavolinë dorën me nyjën të kthyer lart.Nxënësi/ja tjetër merr gozhdën nga ena e nxehtë dhe pasi fshin majën e saj me një pecetë letre, e vendos atë (majën) në të gjitha pikat e katrorit të vizatuar në nyjen e dorës së shokut.Pas çdo vendosjeje të majës së gozhdës në pikat e katrorit, nxënësi pyetet nëse e ndien apo jo të nxehtin e saj.Për çdo pikë në nyjen e dorës ku ndihet e nxehta, qarkohet me të kuqe në fletore pika përkatëse.E njëjta procedurë ndiqet edhe për gozhdën e vendosur në ujë të ftohtë.Për të ftohtin, pikat e vizatuara në fletore do të qarkohen me ngjyrë të kaltër.Punë praktikeReceptorët ndijorë1. Shpjegoni pse numri i pikave që përfaqësojnë ndjesinë e të ftohtit është i barabartë ose i ndryshëm nga numri i pikave që përfaqësojnë ndjesinë e të nxehtit. 2. Cila ishte distanca më e afërt dhe më e largët midis dy pikave të ndjesisë së të ftohtit dhe të nxehtit?Pyetje dhe detyra81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87