Page 84 - Demo
P. 84
1. Melanina ndodhet në: a) qelizat e epidermës; b) keratinë; c) qelizat e dermës; d) qelizat e hipodermës.2. Cili nga këto sisteme e shndërron ushqimin në energji?a) sistemi jashtëqitës; b) sistemitretës; c) sistemiskeletor; d) sistemi qarkullues.3. Indet përfaqësojnë:a) grupe qelizash të ndryshme që kryejnë funksione të ndryshme;b) grupe qelizash të njëjta, që kryejnë funksione të ndryshme;c) grupe qelizash të njëjta, që kryejnë funksione të njëjta.d) grupe qelizash të ndryshme, që kryejnë funksione të njëjta.4. Ruajtja e nxehtësisë trupore ndaj të ftohtit realizohet përmes:a) ngushtimit të enëve të gjakut; b) ndalimit të djersitjes; c) dridhjes së pavullnetshme të muskujve; d) të gjitha së bashku.5. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?Epiderma ndërtohet vetëm nga qeliza të vdekura. Në lëkurë ndodhen shumë enë gjaku. Për shkak të të ftohtit, enët e gjakut në lëkurë tkurren. Lëkura është një organ shumë i rëndësishëm, pasi e mbron trupin edhe nga mikrobet.6. Vendi ku bashkohen dy kocka quhet: a) skelet; b) nyje; c) muskul; d) brinjë.7. Membrana e jashtme e kockës është:a) palca e verdhë; b) kocka sfungjerore; c) periosti; d) gypi i Haversit.8. Skeleti vishet nga:a) muskuj të lëmuar; b) muskuj të vijëzuar; c) një lloj i veçantë muskuli.9. Një prej këtyre sëmundjeve nuk ka lidhje me deformimet e shtyllës kurrizore. Cila është ajo?a) lordoza; b) osteoporoza; c) skolioza; d) kifoza.10. Zbërthimi i lëndëve ushqimore nga enzimat apo lëngjet tretëse quhet:a) përthithje; b) proces mekanik; c) proces kimik.11. Cila nga lëndët e mëposhtme përmban një enzimë që fillon tretjen e sheqernave që në gojë:a) fibrat; b) mukusi; c) pështyma; d) pepsina.12. Tretjen e yndyrave në zorrën e hollë e bën:a) sekretina; b) tëmthi; c) insulina; d) glukagoni.13. Mëlçia mund të prodhojë glukozë nga lëndë josheqerore si:a) vitaminat; b) proteinat dhe yndyrat; c) acidet nukleike; d) alkooli.1.38 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse 82

