Page 85 - Demo
P. 85
14. Plotësoni fjalitë duke vendosur fjalët e duhura nga lista e mëposhtme: lipazë, aminoacide, lëng gastrik, kimë, rezervë, amidon.a) Enzimat që shpërbëjnë yndyrat quhen _____________________.b) Lëngu që sekretohet nga lukthi, quhet ____________________.c) Proteinat shpërbëhen në _____________________.d) Yndyrat kryejnë funksionin e __________________.e) Amilazat janë enzima që shpërbëjnë _________________15. Lidhni me shigjetë fjalët ose togfjalëshat me shpjegimet përkatëse.a) trigliceridet 1. Lëng me përbërje të ngjashme me gjakun, por pa rruaza të kuqe.b) enzima 2. Organ ku kryhen proceset e dezintoksikimit.c) metabolizmi 3. Organ ku ndodh thithja e materialit të gëlltitur.d) lëngu gastrik 4. Prodhohet nga gjëndrat e mukozës së duodenit.e) lëngu enterik 5. Tërësia e reaksioneve që ndodhin në trup.f) limfa 6. Yndyra me origjinë shtazore dhe bimore. g) zorra e hollë 7. Lëndë që shërbejnë si katalizatorë biologjikë.h) pankreasi 8. Prodhohet nga gjëndrat e lukthit.i) mëlçia 9. Organ me formë të zgjatur që prodhon insulinën.16. Nxënësve të një klase iu kërkua të vizatonin rrugën që ndjek një copëz mollë në aparatin tretës dhe të shpjegonin shkurtimisht çfarë ka ndodhur me të.Përgjigjja e një nxënëseje ishte: Në fillim, copëza e mollës përtypet dhe kalon në fyt, më pas në gypin tretës, pastaj shkon në lukth, ku pëson shumë ndryshime.Shpjegimi i nxënëses nuk është plotësisht i saktë. Gjeni gabimet në përgjigjen e saj. Ndërtoni një tekst të ri dhe vizatoni rrugën që ka ndjekur molla në aparatin tretës.17. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?Lukthi është organ muskulor.Mëlçia i derdh sekrecionet në duoden (zorrën dymbëdhjetëgishtore).Ushqimi fillon t’i nënshtrohet përpunimit që në gojë.Në trupin e njeriut jeton një numër i madh bakteresh.Në zorrën e trashë prodhohen vitamina.18. Funksioni kryesor i rruazave të kuqe të gjakut është:a) të shkaktojnë mpiksjen e gjakut; b) të luftojnë sëmundjet e ndryshme;c) të transportojnë oksigjenin në çdo qelizë të trupit; d) të prodhojnë enzima.19. Roli i rruazave të bardha të gjakut është:a) të tranportojnë oksigjenin; b) të shkaktojnë mpiksjen e gjaku;c) të ndërtojnë hemoglobinën; d) të luftojnë infeksionet. 20. Pasi lë barkushen e majtë, gjaku hyn drejtpërdrejt në:a) aortë; b) venën zgavrore;c) arterien e zemrës; d) arterien mushkërore.83

