Page 86 - Demo
P. 86


                                    21. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?a) Limfa formohet nga gjaku. b) Qarkullimi i madh e merr fillimin në anën e majtë të zemrës. c) Gjaku nga barkushja e djathtë hidhet në qarkullimin e vogël. 22. Kur parabarkushet tkurren:a) gjaku shtyhet te barkushet që janë në to; b) tkurren edhe barkushet;c) barkushen lëshohen; d) gjaku hidhet në qarkullim.23. Gjaku i një personi që u nënshtrohet analizave të gjakut për përcaktimin e grupit të gjakut, nuk përmban as aglutinogjenin A dhe as aglutinogjenin B.a) Cili është grupi i gjakut i këtij individi?b) Nga cilat grupe gjaku ky pacient mund të pranojë gjak? Argumentoni përgjigjen.24. Shkruaj përgjigjet për përkufizimet e mëposhtme:a) Proteina që transportojnë oksigjenin në gjak.b) Enët në të cilat rrjedh gjaku i oksigjenuar në qarkullimin e madh.c) Mund të jetë venoz dhe arterial.d) Ndodh lëshimi i parabarkusheve dhe i barkusheve.25. Nga gazet përbërëse të ajrit, pasi futen në mushkëri, ne shfrytëzojmë:a) oksigjenin dhe azotin; c) oksigjenin dhe dioksidin e karbonit;b) oksigjenin; d) azotin.26. Gjatë frymëmarrjes qelizore ndodh ky reaksion:a) C6H12O2(glukozë) + 6O2 → 6CO2 + 6H2O + energjib) C6H12O2(glukozë) + 6CO2 → 6O2 + 6H2O + energjic) 6CO2 + 6H2O + energji → C6H12O2(glukozë) + 6O2d) C6H12O2(glukozë) + energji + 6O2 → 6CO2 +6H2O27. Vijueshmëria e saktë e rrugëve të frymëmarrjes, të cilat fillojnë me hundën dhe përfundojnë me hojëzat (alveolat), është:a) faring-trake-laring-bronke-bronkiola;b) faring-laring-trake-bronkiola-bronke;c) faring-trake-laring-bronkiola-bronke;d) faring-laring-trake-bronke-bronkiola.28. Çfarë ndodh kur merrni frymë:a) diafragma dhe muskujt ndërbrinjorë tkurren;b) diafragma tkurret, kurse muskujt ndërbrinjorë lëshohen;c) diafragma dhe muskujt ndërbrinjorë lëshohen;d) asnjë prej pohimeve nuk është i saktë.29. Në murin e hojëzave (alveolave):a) oksigjeni shpërhapet nga ajri i hojëzave në gjakun e kapilarëve;b) oksigjeni shpërhapet nga gjaku i kapilarëve në ajrin e hojëzave;84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90