Page 88 - Demo
P. 88
86Ashtu si të gjithë gjitarët, edhe njeriu ka një riprodhim seksual me fekondim të brendshëm. Gametat mashkullore (spermatozoidet) prodhohen nga gonadet mashkullore ose testikujt. Gametat femërore (qelizat vezë), të cilat quhen edhe ovocite, prodhohen nga gonadet femërore ose vezoret. Spermatozoidet janë qeliza shumë të veçanta edhe sa i përket formës së tyre. Një spermatozoid i pjekur është një qelizë shumë e vogël, e cila përbëhet nga një kokë që përmban vetëm bërthamën me 23 kromozome dhe një bisht. Me anë të lëvizjeve të bishtit, spermatozoidet arrijnë të notojnë në lëngun në të cilin janë të zhytur, për të mbërritur te qeliza vezë. Pasi lëshohen, ata nuk mbijetojnë më shumë se 72 orë. Prodhimi i spermatozoideve mashkullore është i vazhdueshëm, duke filluar nga puberteti, megjithëse numri i tyre ulet me kalimin e moshës. Një burrë i shëndetshëm prodhon normalisht gjatë një ejakulimi (derdhjeje) 300-500 milionë spermatozoide. Vetëm njëri prej tyre fekondon qelizën vezë. Meqë spermatozoidet prodhohen me shumicë, ndonjëherë paraqesin deformime, si me dy kokë, tre bishta, ose mund ta kenë edhe kokën, edhe bishtin, të deformuar.Qelizat vezë. Ndryshe nga sa ndodh me zvarranikët dhe shpendët, vezët e të cilëve janë TemaNdërtimi i spermatozoidit Qeliza vezëkoka qafa bishti2.1 Shumimi te njeriuQelizat e riprodhimit te mashkulli dhe te femra2

