Page 89 - Demo
P. 89
të mëdha sepse përmbajnë lëndë ushqyese rezervë (e verdha e vezës), te gjitarët, qeliza vezë nuk ka nevojë të grumbullojë sasi të mëdha lëndësh ushqimore, sepse embrioni ushqehet nga nëna përmes placentës. Qelizat vezë të gjitarëve janë më të vogla sesa ato të rruazorëve të tjerë. Megjithatë, ato arrijnë përmasa të konsiderueshme në krahasim me qelizat e tjera të organizmit. Nëse një qelizë vezë njerëzore arrin gati-gati madhësinë e një pike boje mbi këtë faqe, spermatozoidi ka një diametër 100 herë më të vogël.Prodhimi i ovociteve fillon në embrion dhe plotësohet pak përpara lindjes. Kështu, një vogëlushe e sapolindur zotëron në vezoret e veta me qindra mijëra ovocite. Nga kjo moshë dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së jetës pjellore, çdo muaj arrin pjekurinë vetëm njëri prej tyre. Pjesa më e madhe e ovociteve nuk piqet kurrë.Gjatë ciklit menstrual, në brendësi të vezores, njëra nga vezët dallohet nga të tjerat: ajo fillon të rritet dhe zhvillohet në brendësi të një dhomëze të quajtur folikul. Kur veza piqet, folikuli çahet duke e lëshuar vezën jashtë vezores dhe në drejtim të hapjes së tubave të fallopit. Çelja e vezës quhet ovulim. 1. Cilat janë dallimet midis një qelize vezë dhe një spermatozoidi te njeriu, lidhur me përmasat dhe strukturën e tyre?2. Si prodhohen gametat mashkullore? Po ato femërore?3. Pse numri i spermatozoideve është më i madh sesa numri i vezëve?Pyetje dhe detyraA e dini se...Shpejtësia e lëvizjes së spermatozoideve në tubat uterine shkon nga 1,6 deri në 3 mm në minutë. Për të arritur në vezore, një spermatozoid duhet të përshkojë një rrugë rreth 20 cm, të cilën e bën për rreth një orë.Kromozomi Y është kromozomi që përcakton gjininë mashkullore. Kromozomet në trupin tonë janë kombinim i kromozomeve të nënës dhe të babait, por kromozomin Y e trashëgojmë nga babai. Për rrjedhojë, kromozomi Y i një mashkulli është identik me kromozomin Y të babait të tij.87

