Page 90 - Demo
P. 90


                                    Për të kryer riprodhimin seksual, prindërit prodhojnë qeliza seksuale të quajtura gameta. Vezët dhe spermatozoidet janë shembulli i gametave. Dy nga këto gameta bashkohen dhe bërthamat e tyre shkrihen së bashku. Ky bashkim quhet fekondim. Qeliza e re e formuar nga ky bashkim quhet zigotë. Zigota ndahet vazhdimisht dhe në fund formohet një organizëm i ri.Zigota përmban kromozome nga të dy prindërit dhe ka çdo kombinim të gjeneve të tyre. Prandaj riprodhimi seksual lind pasardhës, të cilët janë gjenetikisht të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe nga prindërit e tyre.Gametat janë të ndryshme nga qelizat e zakonshme, sepse ato përmbajnë vetëm gjysmën e kromozomeve. Si pasojë, kur dy gametat shkrihen së bashku, zigota që ata formojnë, përmban një numër normal kromozomesh.Për shembull, njerëzit kanë 46 kromozome në çdo qelizë të trupit të tyre. Ndërkohë, qelizat vezë dhe spermatozoide kanë vetëm 23 kromozome secila. Kur veza dhe spermatozoidi shkrihen së bashku gjatë fekondimit formohet zigota, e cila përmban 46 kromozome. Këto kromozome në një qelizë të zakonshme të njeriut janë 23 llojesh. Për secilin lloj ka dy kromozome, pasi në qelizë ka dy grupe kromozomesh. Njëri grup vjen nga babai, ndërsa grupi tjetër nga nëna. Një qelizë, e cila ka numrin e plotë të kromozomeve, me të dyja grupet të plotësuara quhet qelizë diploide.Një vezë apo një spermatozoid te njeriu ka vetëm 23 kromozome, pra një grup të vetëm me material gjenetik. Një qelizë e tillë quhet qelizë aploide. Pra, gametat janë aploide. Kur dy gameta bashkohen së bashku, ato formojnë një zigotë diploide. Kështu që te njeriu, kur gametat shkrihen, formojnë zigotën diploide me 46 kromozome. Gametat prodhohen nga ndarja e qelizave të zakonshme, d.m.th., spermatozoidet prodhohen nga ndarja e qelizave në gonadet mashkullore dhe qelizat vezë prodhohen nga ndarja e qelizave në gonadet femërore.2.2 Trashëgimia gjenetike në bazë të sistemit të riprodhimit seksualFormimi i spermatozoidëve88
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94