Page 91 - Demo
P. 91
1. Çfarë përfaqëson fekondimi?2. Cili është procesi i formimit të gametave?3. Ku qëndron dallimi ndërmjet një qelize aploide dhe një qelize diploide?4. Çfarë roli ka mejoza në formimin e gametave?Pyetje dhe detyraDuke qenë se gametat duhet të kenë gjysmën e kromozomeve nga qelizat e tyre prindër, ndarja e qelizës nuk ndodh me mitozë. Kur prodhohen gametat, qeliza ndahet me mejoza. Si rezultat i procesit të mejozës përftohet ndryshueshmëri gjenetike. Pasi formohet zigota, ajo fillon të ndahet me anë të mitozës. Çdo ndarje bëhet me anë të mitozës, kështu që çdo qelizë e re është gjenetikisht identike me paraardhësen. Ndërsa embrioni zhvillohet, qelizat marrin role të ndryshme. Ky proces quhet diferencim. Disa prej tyre bëhen qeliza të lëkurës, të tjera bëhen muskulore etj. Çdo qelizë në trupin tonë ka të njëjtat gjene, por në çdo qelizë shprehet vetëm një komplet i caktuar i këtyre gjeneve.Qelizat në embrionin e hershëm, para se të fillojnë të diferencohen në tipa të ndryshëm, quhen qeliza burimore embrionale. Këto janë të afta të prodhojnë çdo qelizë të specializuar në trup. Kur një qelizë diferencohet në një tip të veçantë qelize, ajo nuk e ndryshon më funksionin e saj.Ndarja e zigotës, diferencimiProdhimi i vezëve, pllenimipllenimi89

