Page 92 - Demo
P. 92


                                    Gonadet, testikujt për mashkullin dhe vezoret për femrën, janë përgjegjëse për prodhimin e gametave. Transportimi dhe takimi i tyre sigurohet nga organe të tjera seksuale: penisi te mashkulli, mitra dhe vagina te femra.Në aparatin riprodhues femëror, organet janë në pjesën më të madhe të brendshme dhe të mbrojtura nga kockat e legenit, ndërsa në atë mashkullor, organet janë të jashtme.Testikujt dhe vezoret, përveçse prodhojnë qelizat seksuale, prodhojnë edhe hormone seksuale. Hormonet seksuale, të cilat janë lëndë që qarkullojnë përmes gjakut, ndikojnë në pjekjen e organeve seksuale. Po ashtu, ato ndikojnë edhe në shfaqjen e tipareve fizike që dallojnë dy gjinitë, si për shembull, mjekra te meshkujt dhe zhvillimi i gjoksit te femrat. Testosteroni i prodhuar nga testikujt është hormoni kryesor mashkullor. Ai, përveç të tjerash, ndikon në zgjatjen e kordave zanore, duke e bërë zërin më të trashë. Hormonet femërore të prodhuara nga vezoret janë estradioli dhe progresteroni, që veprojnë edhe gjatë ciklit menstrual.Organet mashkullore Testikujt janë dy gjëndra në formë ovale, që gjenden në një qese që quhet skrotum. Ata janë të përbërë në pjesën e brendshme nga një rrjet i dendur gypthash, të cilët quhen gyptha seminiferë. Në këta gyptha prodhohen spermatozoidet. Në indin që rrethon gypthat gjenden qelizat, të cilat sekretojnë testosteronin dhe hormone të tjera seksuale mashkullore. Te njeriu, si dhe në pjesën më të madhe të gjitarëve, prodhimi i spermatozoideve mund të ndodhë vetëm nëse testikujt mbahen në një temperaturë rreth 20C më të ulët sesa ajo e trupit. Kjo shpjegon pozicionin e tyre të jashtëm në lidhje me trupin. Spermatozoidet prodhohen në indin që vesh nga brenda gypthat seminiferë dhe përmes këtyre të fundit, ata udhëtojnë derisa derdhen në një kanal me kthesa, i cili quhet epididima. Më tej, epididima zgjerohet dhe merr emrin kanali deferent. Në epididimë spermatozoidet piqen dhe qëndrojnë derisa ejakulohen. Nëse nuk ndodh ejakulimi, atëherë spermatozoidet shkatërrohen. 2.3 Strukturat riprodhuese mashkullore dhe ato femëroreureterfshikëza e urinësprostatauretratestekanali seminiferkanali i ejakulimitNdërtimi i aparatit mashkullor90
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96