Page 93 - Demo
P. 93
Në kanalin zbrazës, spermatozoidet kryejnë një udhëtim të gjatë, gjatë të cilit bëhen të aftë për të notuar. Tërësia e lëngut dhe e spermatozoideve quhet spermë.Kanali deferent në segmentin e fundit shndërrohet në uretër, e cila ndodhet brenda penisit. Penisi është organi i kopulimit, pra bën të mundur marrëdhënien seksuale. Uretra është rruga e përbashkët për të dyja aparatet: urinar dhe riprodhues. Kjo do të thotë që në të kalojnë si spermatozoidet, ashtu edhe urina që vjen nga fshikëza. Penisi përbëhet nga një ind i butë, në trajtë sfungjerore, i cili përshkohet nga një rrjet i dendur enësh gjaku. Me stimulimin seksual, arteriet zgjerohen dhe gjaku vërshon në indin sfungjeror që forcohet. Në këtë mënyrë realizohet ereksioni i penisit, pra, forcimi i tij. Gjatë marrëdhënies seksuale, spermatozoidet shtyhen përmes kanaleve të brendshme të testikujve derisa mbërrijnë në uretër dhe prej andej nxirren jashtë trupit.Organet femëroreGonadet femërore ose vezoret, janë organe brenda të cilave piqen qelizat vezë. Dy vezoret gjenden në pjesën e poshtme të barkut, në mënyrë të tillë që pjesërisht të mbrohen nga kockat e legenit. Secila nga vezoret është e gjatë rreth 3 cm dhe përbëhet nga mijëra folikula që mbrojnë dhe ushqejnë ovocitet e papjekura, si dhe që prodhojnë estrogjenet. Vezoret janë të lidhura me mitrën përmes dy gypave, nëpërmjet të cilëve kalojnë qelizat vezë të pjekura. Ata njihen ndryshe si gypat e Falopit.Kur një ovocit piqet dhe del nga vezorja (ovulimi), zbret gjatë gypit, poshtë, drejt mitrës. Në gyp, qeliza vezë mund të fekondohet nga një spermatozoid dhe të formojë një zigotë. Nëse nuk fekondohet brenda 24 orëve, ajo shkatërrohet dhe vdes. Mitra është një organ zgavror, në formën e një dardhe të përmbysur. Pjesa e poshtme e saj, që quhet qafa e mitrës, futet brenda vaginës. Mitra formohet nga një mur muskulor i veshur krejtësisht nga një mukozë, endometri, i cili ka aftësi të mbajë në vetvete embrionin. Në fakt, nëse qeliza vezë gjatë zbritjes së saj fekondohet, embrioni që formohet prej saj vendoset në mitër dhe aty zhvillohet fëmija deri në lindje. Një karakteristikë e mitrës është që i ndryshon përmasat e veta: nga një qeskë e vogël, e gjatë vetëm 7 cm, ajo bëhet aq e madhe, sa mban një fëmijë rreth 50 cm të gjatë dhe 3-4 kg të rëndë. Kjo ndodh sepse gjatë shtatzënisë, fibrat muskulore të mitrës mund të zgjaten dhe të shtohen në numër.1. Përshkruani rrugën që përshkon një spermatozoid nga vendi ku prodhohet, derisa del jashtë.2. Përshkruani udhën e vezës nga vezorja deri në mitër.3. Cilat janë karakteristikat e organit mitër?Pyetje dhe detyragypat e fallopitvezoretzgavra e mitrësqafa e mitrësendometriNdërtimi i aparatit femëror91

