Page 94 - Demo
P. 94


                                    1. Gametat mashkullore dhe femërore kanë:a) nga 46 kromozome; c) formë të njëjtë;b) nga 23 kromozome; d) madhësi të njëjtë.2. Në aparatin riprodhues femëror organet janë:a) të jashtme; c) të pambrojtura nga kockat e legenit;b) të brendshme; d) të brendshme dhe të mbrojtura nga kocat e legenit.3. Hormoni kryesor mashkullor është:a) aldosteroni; c) testosteroni; b) progesteroni; d) estradioli.4. Prodhimi i spermatozoideve mund të ndodhë vetëm nëse testikujt mbahen në një temperaturë:a) rreth 2oC më të lartë sesa ajo e trupit; c) rreth 2oC më të ulët sesa ajo e trupit;b) rreth 5oC më të lartë sesa ajo e trupit; d) rreth 5oC më të ulët sesa ajo e trupit.5. Vezoret lidhen me mitrën përmes:a) ureterëve; c) uretrës; b) spermidukteve; d) gypave të Fallopit.6. Gjatë zhvillimit të embrionit njerëzor:a) numri i qelizave në organizëm shtohet me anë të mitozës;b) numri i qelizave mbetet i pandryshueshëm;c) qelizat nuk organizohen në struktura siç janë organet;d) te qelizat nuk ndodh diferencimi.7. Përcaktoni pjesët ndërtuese të spermatozoidit.8. Cikli menstrual ndodh një herë në:a) 18 ditë; c) 28 ditë; b) 24 ditë; d) 38 ditë.9. Gjatë fazës së parë të ciklit menstural ndodh rritja:a) e vezës; c) e trupit të verdhë;b) e folikulës; d) e spermatozoidit.10. Pas fekondimit, membrana e jashtme e qelizës vezë:a) lejon futjen e spermatozoideve të tjera;b) pengon futjen e spermatozoideve të tjera;c) bëhet e përshkueshme ndaj lëndëve ushqyese;d) bëhet e papërshkueshme edhe ndaj ujit.2.4 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse 92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98