Page 95 - Demo
P. 95
93Të gjitha organet që nevojiten për ndërtimin dhe rritjen e fëmijës janë të pranishme që gjatë periudhës së shtatzënisë së nënës dhe me kalimin e viteve ato zhvillohen për të funksionuar siç duhet. Faza gjatë së cilës trupi ndryshon nga ai i një fëmije, te një i rritur, i gatshëm për riprodhim, quhet pubertet.Te djemtë, puberteti fillon kryesisht rreth moshës 11 -16 vjeç dhe mund të ndodhë në pak muaj ose mund të kërkojë shumë vjet për t’u arritur. Ai është i ndryshëm te çdo djalë, por në fund, të gjithë marrin fizionominë e një të rrituri.Gjatë pubertetit, qimet e fytyrës fillojnë të rriten. Qime shfaqen edhe në trup. Megjithatë, kjo nuk ndodh njësoj te të gjithë djemtë, sepse disa kanë shumë qime në trup, të tjerë shumë pak.Te djemtë, organet seksuale rriten e bëhen më të mëdha, ndryshon dhe ngjyra. Testikujt fillojnë të prodhojnë spermatozoide dhe hormonin seksual mashkullor, testosteronin. Ky hormon kontrollon zhvillimin e të gjitha karakteristikave të tjera mashkullore. Qimet në zonën gjenitale rriten përreth organeve seksuale, gjithashtu rriten qimet në sqetulla.Duke qenë se kockat dhe muskujt rriten, forma e trupit ndryshon, zgjerohen shpatullat dhe pjesa e gjoksi, ndërsa ijët paraqiten relativisht të ngushta. Të gjitha këto mund të kërkojnë një kohë të gjatë që të arrijnë në fazën e plotë të zhvillimit të tyre. Gjatë pubertetit, djemtë zgjaten shumë shpejt.Te vajzat, puberteti fillon më herët se te djemtë, aty nga mosha 10-15 vjeç. Forma e trupit të tyre ndryshon dhe organet riprodhuese përgatiten për ciklin menstrual.Edhe te vajzat, ashtu sikurse te djemtë, puberteti mund të ndodhë shumë shpejt, por mund të kërkojë edhe kohë relativisht të gjatë (disa vite), me një zhvillim më të ngadalshëm. Ndryshimet kryesore që vihen re te vajzat janë: zhvillimi i gjoksit, ndryshimi i formave të trupit si pasojë e depozitimit të yndyrës përreth ijëve, vitheve dhe kofshëve, shfaqja e qimeve në zonën gjenitale dhe në sqetulla.Çdo muaj, brenda trupit të vajzës, vezoret fillojnë të lirojnë një vezë të pjekur. Gjithashtu, vezoret prodhojnë hormonin seksual femëror, Tema33.1 Ndryshimet trupore në pubertetShendeti, sjelljet dhe emocionet e njeriut

