Page 96 - Demo
P. 96


                                    1. Si do ta përkufizonit pubertetin?2. Cilat janë karakteristikat e tipareve të djemve në pubertet?3. Përshkruani karakteristikat e tipareve të vajzave në pubertet.4. Si ndikojnë hormonet seksuale në trupin e tyre?Pyetje dhe detyraestrogjenin, i cili kontrollon të gjitha ndryshimet në trupin e vajzës. Çdo muaj, mitra e saj përgatitet për shtatzëni, kështu që fillojnë periodat e saj mujore.Gjithashtu, gjatë pubertetit vajza rritet shpejt dhe lartësia e shtatit të saj arrin afërsisht atë që do të ketë deri në fund të jetës.Puberteti ndikon në trurin e fëmijës, po aq sa ndikon edhe në trup. Shumë prej tyre pësojnë ndryshime emocionale gjatë pubertetit. Në këtë moshë, secili mund të shfaqë interes për seksin tjetër. Herë-herë, tek ata vihen re luhatje të humorit, çka mund t’i bëjë nervozë dhe të grinden pa shkak me shokët apo me pjesëtarët e familjes.Në këtë grupmoshë,, ndryshimet që ndodhin në hormonet seksuale ndikojnë zakonisht në lëkurë. Për këtë arsye, te shumica e të rinjve (sidomos ata që merren me sport), trupi lëshon një aromë më të fortë, ndaj është e nevojshme larja e shpeshtë. Si përfundim, mund të themi se puberteti përfaqëson një periudhë të ndryshimeve të mëdha, në fund të së cilës, djali apo vajza marrin fizionominë e një të rrituri.Të dimë më shumëNë periudhën e pubertetit, gjumi është shumë i rëndësishëm. Studimet tregojnë se fëmijët kanë nevojë për 8 deri në 10 orë gjumë në ditë. Së pari, mungesa e gjumit mund të ndikojë në mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të tyre të përditshme. Po kështu, ajo mund të rritë rrezikun për sëmundje të ndryshme dhe, në disa raste, mund të çojë në obezitet. Më poshtë janë renditur disa këshilla:• Bëni një jetë aktive gjatë ditës, me qëllim që të flini herët dhe qetë gjatë natës. Për këtë duhet të merreni kryesisht me sport. Është mirë që çdo ditë të bëni të paktën 60 minuta ushtrime fizike. Aktiviteti fizik ul stresin dhe ju ndihmon të qetësoheni.• Mos qëndroni gjatë para kompjuterit, sepse ju dëmton sytë dhe natën nuk do të flini të qetë.• Mjekët rekomandojnë që dhoma e gjumit të ajroset mirë përpara se të bini të flini. Gjithashtu, fikni çdo pajisje elektronike që keni brenda në dhomë.94
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100