Page 97 - Demo
P. 97


                                    Termi adoleshencë përdoret për të identifikuar periudhën e kalimit nga fëmijë në moshën e rritur. Adoleshenca përkon me pubertetin, fazën e maturimit seksual si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Vitet e para të adoleshencës karakterizohen nga një rritje e shpejtë e individit. Zhvillimi psikologjik dhe social në fazën e hershme të adoleshencës shprehet me diferenca të mëdha, që nuk përkojnë me ritmet e zhvillimit fizik të moshës. Janë pikërisht këto diferenca apo mospërputhje të dy aspekteve shumë të rëndësishme të zhvillimit në adoleshencën e hershme, të cilat shkaktojnë shqetësim si te fëmijët, ashtu edhe te prindërit e tyre.Ajo çka shqetëson më tepër këtë grupmoshë është zhvillimi që marrin disa pjesë të veçanta të trupit, si hunda, këmbët, duart, nofullat etj. Ndryshimet që pëson trupi, fytyra, zëri, gjoksi (te vajzat) etj., shpesh bëhen shkak për krijimin e situatave të pakëndshme ndërmjet fëmijëve të kësaj moshe. Këto situata shpeshherë përfundojnë në sherr apo konflikt fizik mes tyre. Shqetësime të tilla mund të parandalohen në kohë, nëse prindërit ose personat e tjerë të familjes komunikojnë lirshëm me fëmijën për çdolloj problematike që paraqitet gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të jetës. Në këtë mënyrë, ai do të ndërgjegjësohet dhe do të pranojë çdo ndryshim që ndodh në trupin e tij, duke e parë si një dukuri më se normale për moshën.Kohëzgjatja e ndryshimeve që kanë të bëjnë me pubertetin mund të shkojë edhe 8 deri në 10 vjet, megjithatë, ajo më e zakonshme është 3 deri në 5 vjet. Të gjitha ndryshimet që ndodhin gjatë kësaj periudhe janë rezultat i shtimit të hormoneve estrogjene te femrat dhe androgjene te meshkujt.Maturimi seksual më i hershëm (rreth 1-2 vjet) te femrat, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre meshkuj, lidhet ngushtë edhe me maturimin më të hershëm të sistemit nervor te femrat, krahasuar me bashkëmoshatarët meshkuj.Në ecurinë e zhvillimit pubertal ndikojnë disa faktorë, ndër të cilët duhen përmendur faktorët trashëgues dhe ata klimatikë. Te femrat me ngjyrë, maturimi seksual është më i hershëm sesa te femrat e bardha.Kur maturimi seksual i femrave shtrihet në kufijtë moshorë 9 vjeç e gjysmë deri në 15 vjeç e gjysmë, quhet maturim normal, ndërsa kur përfundon para moshës 11 vjeçe, konsiderohet i hershëm. Te meshkujt, ky proces konsiderohet normal kur zhvillohet në intervalin 11 vjeç e gjysmë deri në 17 vjeç e gjysmë.3.2 Adoleshenca dhe problemet e saj95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101