Page 98 - Demo
P. 98
Krahas tipareve që përmendëm më sipër, te vajzat e kësaj grupmoshe fillon cikli menstrual i përmuajshëm. Fillimisht, ky cikël paraqitet i çrregullt, d.m.th, nuk ndodh në mënyrë periodike, por luhatet nga 21 në 35 ditë. Te 60% e vajzave, cikli menstrual zgjat deri në 5 ditë.Zhvillimet psikologjike dhe sociale në adoleshencëGjatë periudhës së adoleshencës, çdo i ri apo e re përballet me disa probleme që kanë lidhje me seksin, vetëdijen, kontrollin e prindërve, normat sociale etj. Adoleshentët janë të pjekur seksualisht, por e dinë që duhet të qëndrojnë të tërhequr nga përvoja seksuale. Ata janë në gjendje të arsyetojnë më mirë se më parë, por nuk mund të marrin vendime të rëndësishme që lidhen me familjen apo me të ardhmen e tyre. Pavarësia që kërkojnë adoleshentët, shpeshherë shoqërohet me një situatë konflikti ndërmjet tyre dhe prindërve që priren për të mos i lejuar fëmijët të veprojnë ashtu siç duan. Adoleshentët parashtrojnë para prindërve apo të afërmve të tjerë kërkesat e shumta që dikton mosha. Shpeshherë ata përpiqen të nxjerrin në pah faktin se tashmë janë rritur dhe mund të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Kjo përballje mes dy brezave të ndryshëm nuk është e lehtë dhe ndonjëherë mund të sjellë pasoja të rënda, sidomos në personalitetin e fëmijës. Janë të shumta situatat depresive që kalon një pjesë e adoleshentëve, si pasojë e së cilave kthehen në duhanpirës, konsumues të alkoolit apo përdorues të drogës. Të gjitha këto i dëmtojnë rëndë jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë psikologjik. Shkaqet e kësaj gjendjeje burojnë nga situatat e vështira me të cilat ndeshen fëmijët e kësaj moshe, sidomos kur u duhet t’i përgjigjen pyetjes: “Kush jam unë?” Sjelljet e personave që dikur ata “imitonin”, nuk i kënaqin më interesat e tyre dhe kjo çon në situata konfliktuale apo edhe më keq: në përjetimin e një krize identiteti. Në këto kushte, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit u del si detyrë parësore jo vetëm edukimi, por edhe përkrahja, vëmendja e duhur dhe përkushtimi që kërkon kjo grupmoshë. Respekti i ndërsjellë, fryma e mirëkuptimit, bashkëbisedimi dhe trajtimi i çdo problematike me qetësi dhe maturi do të shmangte më së miri çdo situatë apo konflikt mes dy brezave.Adoleshenca, ndryshimet psikologjike dhe socialeAdoleshenca është një periudhë zhvillimi që përfshin ndryshime të rëndësishme psikologjike dhe sociale për të rinjtë. Këto ndryshime mund të kenë një ndikim të thellë në jetën e tyre, marrëdhëniet dhe ndjenjën ndaj vetes.96

