Page 10 - Demo
P. 10
8SPORTI, ROLI DHE NDIKIMI I TIJ NË SHËNDET DHE MIRËQENIE TEMA 1Me aktivitet fizik kuptojmë çdo lëvizje të trupit që kërkon forcë muskulore për t’u realizuar, e cila çon në një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë.Aktiviteti fizik përfshin spektrin e plotë të lëvizjeve njerëzore – nga aktivitetet e zakonshme në jetën e përditshme, ushtrimet fizike të lidhura me forma të ndryshme rekreacioni dhe argëtimi apo pasioni, deri te pjesëmarrja në stërvitje sportive dhe gara.Ndryshe nga aktiviteti fizik, pasiviteti konsiderohet si një gjendje në të cilën lëvizja e trupit minimizohet (muskujt dobësohen) dhe konsumi i energjisë është i pamjaftueshëm. Sporti dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor, pasi duhet të kemi parasysh që së pari, lëvizja ka lidhje me mendjen, pastaj me muskujt, dhe në momentin e kryerjes së saj, truri kalon në një fraksion pushimi nga mendimet, duke ruajtur dhe mbrojtur në këtë mënyrë qelizat e tij (neuronet), të cilat kryejnë funksion thelbësor në organizmin e njeriut. Po ashtu, sporti dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në zhvillimin e energjisë mendore dhe fizike, në mënyrë që të përballojmë ngarkesat e përditshmërisë. Këshilla:1. Zgjidhni një sport ose aktivitet që ju pëlqen, kështu do të jeni më të motivuar dhe do të merrni më shumë kënaqësi.2. Programojini aktivitetet fizike dhe përpiquni t’i ndiqni ato rregullisht. Kjo do t’ju bëjë më të disiplinuar.3. Bëni ushtrime të ndryshme, në mënyrë që aktiviteti fizik të mos ju bëhet monoton. 4. Zhvilloni aktivitete të ndryshme me miqtë tuaj. Kështu, ju do të argëtoheni më shumë dhe njëkohësisht do të merrni përfitime shëndetësore.5. Përpiquni të rritni gradualisht nivelin e vështirësive kur nisni një aktivitet fizik. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni lodhjet apo lëndimet dhe të përmirësoni aftësitë tuaja.6. Bëni paqe me shenjat e lodhjes dhe rikthejuni aktivitetit tuaj kur të ndiheni gati.7. Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme. Kështu do të shmangni lëndimet dhe do t’i kryeni më lehtë aktivitetet fizike. 8. Përpiquni të jeni realistë dhe t’i vini vetes qëllime të arritshme. Përcaktimi i qartë i qëllimeve, do t’ju ndihmojë për të qenë më të fokusuar dhe më të motivuar në arritjen e tyre.1. Çfarë është sporti?2. Si ndahen sportet?3. Çfarë përfshin aktiviteti fizik?Pyetje

