Page 12 - Demo
P. 12
10Kontrolli i karakteristikave antropometrikeAntropometria është degë e shkencës sociale të antropologjisë. Ajo merret në mënyrë të veçantë me matjen e përmasave të trupit të njeriut. Duke matur përmasat e trupit, ne kuptojmë zhvillimin tonë vit pas viti: rritjen e kockave në gjatësi dhe gjerësi, masën muskulore dhe indet yndyrore nën lëkurë. Për të kuptuar zhvillimin antropometrik, duhet të bëhen matjet antropometrike. Matjet e përfshira në antropometri variojnë nga shkalla e madhe tek ajo më e vogla dhe mund të përfshijnë matje statike dhe dinamike. Matjet standarde antropometrike përfshijnë:• peshën;• lartësinë;• gjatësinë e krahut;• gjatësinë e këmbës;• gjatësinë e dorës;• gjatësinë e shputës;• perimetrin e ijëve dhe kofshës;• perimetrin e këmbës;• perimetrin e krahut;• perimetrin e belit;• indin dhjamor nën lëkurë etj.Një rol të rëndësishëm në peshën e njeriut luan gjinia biologjike, për shembull, një vajzë 12-vjeçare peshon pak më shumë se një djalë i së njëjtës moshë.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vlera mesatare e lartësisë te vajzat e moshës 12-vjeçare është 154,8 cm, ndërsa te djemtë është 154,2.Pesha mesatare te vajzat e moshës 12-vjeçare është 42.0 kg, ndërsa te djemtëështë 40.0 kg.2.1

