Page 13 - Demo
P. 13
11ANTROPOMETRIA DHE MOTORIKA TEMA 2Kujtojmë se karakteristikat antropometrike, në 95-97% të rasteve varen nga faktorët gjenetikë, çka do të thotë se gjenetika luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin antropometrik.Gjithashtu, vendi ku rritet një fëmijë mund të ndikojë në peshën dhe përmasat e përgjithshme të trupit të tij. Për shembull, në Europën Veriore, puberteti fillon më herët sesa në Europën Jugore; kjo ndoshta për shkak të shkallës së obezitetit dhe faktorëve gjenetikë.Në vende të tjera të botës, pesha mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si niveli socio-ekonomik dhe mënyra e të ushqyerit. Po ashtu, një rol të rëndësishëm luajnë praktikat kulturore.Lartësia e trupit matet me antropometër. Gjatë matjes, i testuari duhet të jetë i zbathur dhe vetëm me mbathje. Ai qëndron në drejtqëndrim, në bazën e rrafshët të antropometrit. Koka e të testuarit duhet të jetë në pozitë që drejtëza e Frankfurtit të jetë horizontale. I testuari duhet ta drejtojë shpinën aq sa mundet dhe shputat t’i mbajë të bashkuara. Testuesi qëndron nga ana e majtë dhe kontrollon nëse akrepi i antropometrit është vendosur vertikalisht në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjatë pjesës së pasme të trupit të të testuarit, pastaj lëshon unazën metalike (rrëshqitësin), në mënyrë që akrepi horizontal të vendoset drejt, në majën e kokës. Atëherë lexohet rezultati në shkallën e matjes së antropometrit me saktësi prej 0,1 cm. Pesha e trupit testohet me peshore portative (transportabile) të vendosur në sipërfaqe të rrafshët. Edhe në këtë rast, i testuari duhet të jetë i zbathur dhe i veshur vetëm me mbathje. Ai vendoset në mesin e peshores dhe qëndron në drejtqëndrim pikërisht kur akrepi në peshore nuk lëviz dhe rezultati lexohet me saktësi prej 0,5 kg.Tabelë për matjen e karakteristikave antropometrike(shkruani dhe ruani të dhënat e zhvillimit tuaj fizik gjatë vitit shkollor)MATJET FILLESTARE(Në fillim të vitit shkollor)MATJET FINALE(Në fund të vitit shkollor)Pesha Pesha (finale)Lartësia (fillestare) Lartësia (finale)Gjatësia e krahut Gjatësia e krahutGjatësia e këmbës Gjatësia e këmbësGjatësia e shputës Gjatësia e shputësPerimetri i krahut Perimetri i krahutPerimetri i kofshës Perimetri i kofshës1. Testoni lartësinë tuaj dhe krahasojeni me mesataren e dhënë.2. Testoni peshën tuaj dhe krahasojeni me mesataren e dhënë.Aktivitet

