Page 14 - Demo
P. 14
122.2 Kontrolli i zhvillimit motorik Në çdo fazë të jetës, njeriu është në gjendje të përdorë aftësitë e tij motorike në mënyra të ndryshme. Gjatë fëmijërisë dhe deri në adoleshencë, vihet re një rritje e lehtë e zhvillimit të aftësive motorike. Pas adoleshencës, këto aftësi priren të rriten, ndërsa në moshën e tretë pësojnë një rënie të dukshme. Sistemi motorik është tërësia e strukturave qendrore dhe periferike në sistemin nervor, të cilat mbështesin funksionet motorike, pra lëvizjen. Që lëvizja të realizohet, duhet ta mendojmë së pari, pastaj ta realizojmë përmes fijeve nervore në muskuj. Kjo do të thotë se lëvizja, së pari realizohet përmes mendjes, pastaj nëpërmjet muskujve. Kemi disa aftësi të rëndësishme motorike dhe disa nënaftësi, të cilat janë të kontrollueshme përmes këtyre testeve:Forca eksplozive – Kërcim së larti nga vendi. Vendoset metri metalik në të dyja anët e murit për kërcim. Lartësia në mur është shënuar me cm deri mbi 3 m lartësi. Nxënësi/ja vendoset brinjazi pranë murit, shputat janë të vendosura në gjerësi të legenit. Nxënësi/ja ngre krahun që është pranë murit dhe pëllëmbën e dorës së lyer me magnez e mban të hapur. Pasi kërcen vertikalisht në lartësi (tri tentime), lexohet rezultati më i mirë prej prekjes së parë deri në kërcimin maksimal; diferenca lexohet në cm.Forca repititive (përsëritëse) – Ngritja e trupit ngapozita e shtrirë në shpinë, me gjunjët e mbledhur (sit-up). Nxënësi/ja shtrihet në shpinë, me gjunjët mbledhur në 90 shkallë (apo në gjerësi të kërdhokullave), duart e mbledhura para gjoksit. Evidentohet numri i ngritjeve në 60 sekonda.

